Komisioni i Kuvendit për Mbrojtje dhe Siguri, në seancën e sotme, njëzëri e miratoi Propozim-vendimin për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për shkak të rrezikut të lartë nga numri i madh i hyrjes së emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të ekzistencës së pandemisë, së shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, për virusin SARS-CoV-2 dhe pengesat për mospërhapjes së tij, me çfarë rrezikohet siguria, shëndeti dhe prona e popullatës.
Qeveria, në seancën më datën 13 të këtij muaji, e miratoi proçesverbalin nga seanca e 10 e Komitetit Administrativ për Koordinim, në sistemin për menaxhimin e krizave dhe proçesverbalin nga seanca e Grupit për vlerësim, gjithashtu,e pranoi propozimin e Komitetit Administrativ dhe e konfirmoi nevojën që të vazhdohet afati për ekzistencën e gjendjes së krizës deri më 31 dhjetor të vitit 2021.
Siç informuan për MIA-n, kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Mile Talevski, në seancë janë përkrahur edhe propozim-vendimet për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në operacione ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit, dhe për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në operacionin ndërkombëtar të Organizatës së Kombeve të Bashkuara “UNIFIL” në Republikën e Libanit.