Gjatë orës policore dhe objekteve të mbyllura, si do të parandalonim përhapjen e virusit Kovid-19, VMRO DPMNE, zgjedh të mbajë tubime partiake dhe t’i shkelë masat kush e di sa herë, qëndron në reagimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Kujdesin për qytetarët e prekur nga kovid kriza, theksojnë nga Ministria, opozita VMRO-DPMNE, e tregoi dhe dëshmoi mbrëmë në Kuvend.
“VMRO DPMNE zgjedh të jetë në krah të manipulimeve, gënjeshtrave, skenarëve të imagjinuar për komisionet e pretenduara kriminale. Ministrisë së Shëndetësisë i vjen keq që partia opozitare refuzon të përdorë një mekanizëm demokratik efikas dhe konstruktiv, por vetëm e pengon punën e punonjësve shëndetësorë që janë në vijën e duhur të luftimit të pandemisë kovid”, theksohet në reagim.