Ka përparim në njohuritë digjitale të të rinjtë mes moshës 16-19 vjeç në vend në vitin 2019, ishte njoftuar në konferencën onlajn që sot e organizoi Qendra për menaxhim me ndryshimet (QMN).
“Progresi në shtetin tonë rritet prej 63 për qind në 74 për qind vetëm për një vit. Nëse merren të dhënat edhe nga viti 2020, besoj se ajo përqindje do të jetë ende më e lartë dhe më e shprehur për shkak të gjithë kësaj krize e cila na shtyu në teknologjitë digjitale”, tha Neda Maleska nga QMN.
Mesatarja e nivelit të shkathtësive digjitale te të rinjtë e kësaj moshe në Bashkimin Evropian është 83 për qind. Si vend shembull për shkallën e lartë të njohurive digjitale të të rinjve në rajon, Maleska e potencoi Kroacinë, që është direkt e lidhur me arsimimin dhe strategjinë e shtetit për përmirësim të këtyre shkathtësive.
“Tek ne, jemi shumë mbrapa në lidhje me njohuritë digjitale te personat e të gjitha moshave. Jemi larg mesatares së Bashkimit Evropian dhe Britanisë së Madhe, ku sipas të dhënave të Eurostat, 74 për qind e nivelit të shkathtësive digjitale te personat e të gjitha moshave, për dallim prej 32 për qind tek ne”, shtoi Maleska.
Qendra për menaxhim me ndryshimet (QMN) sot në konferencë onlajn ka prezantuar shërbime elektronike të përpunuara në bashkëpunim me ministritë e arsimit dhe shkencës dhe të shoqërisë informatike dhe administratës në suaza të projektit “Digjitalizimi në sektorin publik në RMV për funksionim të pandërprerë”.
Projekti është financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe është mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Shkup.