Pakoja e pestë e masave anti krizë he pikat e tjera të cilat I miratuan pushteti dhe opozita, mbeten në pritje në Kuvend dhe tani për tani nuk ka informatë se kur do ë mbahen mbledhjet në të cilat duhet të miratohen.
Koordinuesit e grupeve të deputetëve në koordinimin e djeshëm tek kryetari I shtëpisë ligjvënëse Talat Xhaferi, nuk arritën përparim në drejtim të zhbllokimit të punës së përgjithshme të Kuvendit, përfshirë edhe të trupave punues të cilët janë frenuar tashmë mbi pesë muaj, siç ishte njoftuar në deklaratat e të gjithë faktorëve politik gjatë ditëve të kaluara.
Xhaferi., siç informuan nga kabineti I tij, në koordinim kërkoi që Kuvendi të zhbllokohet në çdo nivel, pa kushtëzime dhe ultimatum të mëtutjeshme.
Koordinuesit e LSDM-së dhe të VMRO-DPMNE-së në takim e njoftuan kryetarin e Kuvendit për cilat pika është arritur pajtueshmëria për zhbllokim.
“Kryetari theksoi se nuk guxon të ketë prioretizim të pikave të caktuara sepse liderët e partive politike janë marrë vesh për këtë jashtë Kuvendit, puna e Kuvendit duhet të zhbllokohet në çdo nivel dhe të gjitha partitë politike duhet të braktisin praktikën e mbajtjes peng të procesit të miratimit të ligjeve, mospasjes së kuorumit për shkak të shkaqeve të arsyeshme shëndetësore të deputetëve lidhur me pandeminë e KOVID-19, ose parashtrimin e numrit tejet të madh të amendamenteve për një ligj, duke e ngarkuar edhe shërbimin e Kuvendit e jo vetëm procesin ligjvënës. Ai theksoi se praktika e kushtëzimit nuk shkon në favor të askujt. Kryetari është përgjegjës për respektimin e Kushtetutës dhe Rregullores, për ruajtjen e dinjitetit të Kuvendit. Kuvendi është institucion shtetëror, duhet të punojë ë atë mënyrë dhe në punë nuk guxon të ketë ultimatume”, theksojnë nga Kabineti i Xhaferit.
Pas tërheqjes së amandamenteve të shumta, parashtruar nga një pjesë e opozitës, Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet dje I pranoi vendimet ligjore nga pakoja e pestë e masave anti krizë.
Është paraparë që ndërmarrjet dhe ushtruesit e pavarur të veprimtarisë për ndihmë për rroga për muajt shkurt dhe mars nga pakoja e pestë e masave të mund të aplikojnë deri më 30 prill të këtij viti. Për shkak të vonesës së miratimit të masave, është pranuar unanimisht edhe amandamenti I Ligjit për mbështetje financiare për ushtruesit e pavarur të veprimtarisë për muajt shkurt dhe mars, me procedure të shklurtuar, si dhe të ligjit për mbështetje financiare të punëdhënësve.
Por tani për tani mbetet e paqartë se kur do të mbahen mbledhjet në të cilat duhet të votohen këto vendime ligjore, si dhe pikat e tjera tl harmonizuara në takimin e Kryeministrit Zoran Zaev m liderin e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, e më pas edhe me liderët e AA dhe Alternativës, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi për ligjin për nënshtetësinë.
Për këto çështje, siç ishte cekur në kumtesën nga takimi I djeshëm tek Xhaferi do të vendoset në koordinim plotësues.
Edhe nga LSDM edhe nga VMRO-DPMNE thonë se mbledhjet, posaçërisht për pakon e masave anti krizë, duhet të mbahen sa më shpejtë.
Në LSDM presin që opozita t’I zhbllokojë edhe ligjet e tjera të cilët janë ngujuar në procedurë kuvendore.
Nga VMRO-DPMNE, ndërkaq, i bënë thirrje shumicës parlamentare, pas heqjes së bllokadës së amandamenteve nga Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa., të caktohet mbledhje për pakon e mbështetjes ekonomike të qytetarëve dhe kompanive.
Kuvendi, në pajtim me konkludimin nga koordinimi, sot duhet ta vazhdojë mbledhjen e 32-të me debat rreth Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesave për periudhën 2021-2025.
Debati I djeshëm rreth kësaj pike nga mbledhja e 32-të zgjati rreth një orë, pas çka kryetari I Kuvendit e ndërpreu mbledhjen për shkak të imunizimit të shërbimeve kuvendore. Vazhdimi është caktuar për në orën 13:00.