Nga Ambasada e RP të Kinës sot në mëngjes morëm vërtetim se 200 000 vaksina kineze duhet t’i presim nga 28 prilli, deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai tha se në fillim të javës së ardhshme pritet të arrijnë vaksina nga kompania “Fajzer”. Sipas paralajmërimit, siç sqaroi, më 19 prill do të arrijnë 10 000 vaksina Fajzer, ndërsa më 26 prill edhe 10 000.
Filipçe, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në pikën për vaksinim në sallën “Boris Trajkovski”, tha se nuk do të porosisin doza shtesë të vaksinave nga Instituti për virusologji dhe serume “Torlak” nga Serbia e cila do ta prodhojë vaksinën ruse Sputnik V, as nga ndonjë tjetër prodhues, sepse tashmë janë siguruar 2 milionë e 600 mijë doza.
“Neve në këtë moment nuk na duhet porosi e vaksinave sepse në pajtim me planin siç është dimensionuar dhe të gjitha marrëveshjeve të deritanishme kemi siguruar 2 milionë e 600 mijë vaksina. Nga 800 mijë vaksina duhet të arrijnë përmes sistemit Kovaks dhe marrëveshjes së drejtpërdrejtë me kompaninë “Fajzer”, më pas nga 200 mijë vaksina ruse dhe kineze, 100 mijë vaksina të cilat duhet të vijnë si ndihmë nga sistemi I solidaritetit përmes BE-së dhe 500 mijë vaksinat e Sinovak të cilat duhet të arrijnë në maj. Këtu procesi është rrumbullakësuar”, tha Filipçe duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas vizitës në pikën për vaksinim në sallën Boris Trajkovski.
Ai theksoi se tashmë ka pasur takim me drejtoreshln e “Torlak”, e cila ka treguar për mundësitë dhe planet e tyre.
Në institutin “Torlak” në Beograd dje filloi prodhimi I vaksinës ruse “Sputnik V” kundër koronavirusit.