Mbështetësit tanë më të mëdhenj duhet të jenë fqinjët tanë, sepse ata kanë interesin më të madh për një Maqedoni të Veriut evropiane, të afërt dhe të parashikueshme. Jam i bindur që për të qenë afër duhet ta respektoni tjetrin, dhe ai respekt sigurisht përfshin që çështjet e identitetit dhe çështja për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, për gjuhën maqedonase janë çështje për popullin maqedonas.
Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp në Vjenë me ministren austriake për Evropën dhe Kushtetutën Karoline Edshtadler, në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse pret që pas zgjedhjeve në Bullgari të ketë përparim në zgjidhjen e çështjes bilateral.
“Parlamenti u konstituua në Sofje dhe mendoj se na duhet një lloj durimi strategjik për të parë formimin e qeverisë atje. Prishja e procesit nuk është në interesin tonë, as në Bullgari, as në rajon, as në Bashkimin Evropian. Ne do të punojmë për këtë, do të rritemi së bashku, nuk kemi shumë kohë në Ballkan”, tha Dimitrov.
Zgjedhjet në Bullgari, vlerësoi Dimitrov, treguan se për këtë lloj çështjesh dhe partia që u përqendrua posaçërisht në këtë çështje, por nuk arriti të hynte në Parlament, shoqëritë në Ballkan ndonjëherë shfaqen më të pjekura se sa forcat politike. “E mira që forcat politike duhet të ndjekin shoqëritë e tyre për shkak të natyrës së politikës dhe demokracisë”, tha Dimitrov.
Sipas tij, investimi është shumë i lartë dhe mendoj se edhe Bullgaria evropiane edhe Maqedonia e Veriut evropiane dhe rajoni, nëse jemi të mençur, mund të deklarojnë sukses të përbashkët për disa muaj, në çdo rast këtë vit, sepse suksesi është një strategjik e domosdoshme këtë vit për BE-në dhe për rajonin tonë.
“Shtetet nuk mund t’i njohin gjuhët. Çështja e gjuhëve është çështje e vetëvendosjes dhe është një çështje shumë e brendshme. Dhe në këtë kuptim nuk është në përputhje me Traktatin e Lisbonës dhe Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së nëse ndonjë shtet anëtar i një kombi evropian, ndoshta i vogël, por i rëndësishëm, në shekullin 21, pyet nëse gjuha jonë është gjuha jonë apo nuk është gjuha jonë. Gjuha maqedonase ishte gjuhë zyrtare në ish-Jugosllavi, është e njohur në KB dhe kjo është pyetje për ne. Miqësia duhet të nënkuptojë respektimin e dinjitetit të tjetrit. Por do të arrijmë edhe deri atje”, përfundoi Dimitrov.
Paraprakisht, në konferencë për shtyp, ministrja austriake Edshtadler tha se Maqedonia e Veriut është kandidate për anëtarësim si shembull dhe se nuk ka mirëkuptim për bllokadën Bullgare mbi integrimin Evropian për vendin, duke i kërkuar që ta heqë atë.
Dimitrov sot në Vjenë duhet të ketë takim edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, Aleksander Shalenberg,
Vizita në Vjenë është pjesë e turneut të zëvendëskryeministrit Dimitrov nëpër kryeqytetet e vendeve anëtare të BE-së.