Vaksinë kundër Kovid-19 deri më tani kanë marrë 26.014 qytetarë, qëndron në platformën onlajn kovid19vakcinacija.mk, ku qytetarët mund të informohen për vaksinat, procesin dhe fazat e vaksinimit. Në ueb faqen vakcinacija.mk për vaksinim kanë aplikuar 154.248 qytetarë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje deklaroi se vaksinimi në vend po shkon mirë, rreth 25.000 qytetarë janë vaksinuar në sallën “Boris Trajkovski”, ndërsa sot, siç theksoi ai, përfundon vaksinimi i punonjësve në infrastrukturën kritike , sipas planit kombëtar.
“Nga e mërkura, pjesa e mbetur nga 20.000 vaksina të “Sputnik” do të shpërndahet sipas grupmoshave”, tha Filipçe.
Ai vuri në dukje se vaksinimi me vaksinat e tjera të Sputnikut nga sot do të bëhet në të njëjtën mënyrë si vaksinimi që nga fillimi me vaksinën Astra Zeneka, nëpër pika të vaksinimit. Ministri Filipçe u bëri apel të gjithë qytetarëve që të regjistrohen në faqen e vaksinimit “vakcinacija.mk” në mënyrë që të gjitha të dhënat e qytetarëve të regjistruar të futen në sistemin “Termini im “ dhe në këtë mënyrë të rekrutohen.
“Përveç këtij sistemi, i cili është gjithashtu i vlefshëm, është edhe përmes raportimit te mjekët e familjes, të cilët kanë detyrimin të anketojnë pacientët e tyre, veçanërisht të moshuarit, të cilët kanë nevojë të shprehin interes për vaksinimin. Pra, nga e mërkura, vaksinimi në të gjithë vendin vazhdon sipas kategorive të moshave, si të arrijnë vaksina, do të plotësohen edhe të dy sistemet”, shtoi Filipçe.
Përparësi kanë qytetarët e moshuar, por vijojnë edhe ata që bëjnë pjesë në pjesën e infrastrukturës kritike.
Siç theksoi ai, të gjithë ata që kanë rrezikun më të lartë dhe që praktikisht marrin pjesë në menaxhimin e krizës që nga fillimi, anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Armatës, stafit të shkollave, respektivisht mësuesve nga klasa e parë deri në të tretën, MPPS në pjesën e kopshteve, kujdestaret dhe edukatoret, më pas gjyqësori, sot është grupi i të punësuarve në Kuvend, në shërbimet teknike, dhe pret interesin edhe të Kryetarit të Kuvendit për pjesën e vaksinimit të deputetëve.
Dje në sallën “Boris Trajkovski ” janë vaksinuar rreth 600 gazetarë , përfshirë ata të grupit kritik mbi moshën 40 vjeçare dhe njerëz me sëmundje kronike. Vaksinimi organizohet në bashkëpunim me SHGM, Sindikatën e Pavarur të Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Mlladen Çadikovski nga Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) tha se shpreson që në fazën tjetër punëtorët e tjerë të medias të vaksinohen.
I pyetur nëse gratë shtatzëna do të vaksinohen, Filipçe tha se të gjitha rekomandimet duhet të vijnë nga ekipi i ekspertëve që punojnë në analiza të tilla.
“Të gjitha rekomandimet do të vijnë nga ekipi i ekspertëve që punon në analizën e bazuar në publikim, nëse ekziston një kategori e qytetarëve për të cilët duhet të tregohet kujdes, atëherë do të ekzistojë një rekomandim i tillë, respektivisht do të kenë prioritet, veçanërisht për një kategori kaq të ndjeshme, dhe këto vaksina sot që do të vijnë, do t’i shtohen sistemit aktual të vaksinimit të qytetarëve sipas moshës”, tha Filipçe.
“Në çdo kategori moshe, nga 50 vjet e lart dhe çdo pesë të ardhshëm, numri i pacientëve me sëmundje kronike është i madh, kështu që tani ne vazhdojmë sipas moshës dhe në përputhje me rrethanat pas mbërritjes së vaksinave, mosha do të ulet,” tha ministri.
Sa i përket kohës kur pritet të vaksinohen punëtorët në tregje, por edhe shoferët e taksive, Filipçe tha se ai e kupton absolutisht interesin për vaksinim, por u dërgoi një apel të gjithëve që të jenë të durueshëm.
Lidhur me dërgesat e reja të vaksinave, Ministri mbrëmë në profilin e tij në fejsbuk shkroi se me kërkesë të tij u takua me ambasadorin kinez në vend, Xhang Suo, në takim biseduam për dërgesën e vaksinave nga prodhuesi “Sinofarm”, gjegjësisht të përshpejtohet procesi për dërgesën e 200.000 vaksinave të cilat sipas paralajmërimeve të ambasadës në vendin tonë duhet të vijnë deri në fund të këtij muaji.
Ndërkohë, Lidhja globale për vaksina dhe imunizim (Gavi), siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, kumtoi se Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova përmes sistemit Kovaks në periudhën nga prilli deri në qershor duhet të marrin 100.620 doza të vaksinës Fajzer.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë (REL) dërgesa e vaksinave do të realizohet në periudhën nga prilli deri në qershor të këtij viti.
Dy mijë vaksina kineze nga prodhuesi “Sinofarm” kanë arritur në aeroportin në Sofje dhe deri në mbrëmje do të arrijnë në vendin tonë”, publikoi pasdite në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, në 24 orët e fundit janë regjistruar 193 raste të reja me Kovid 19, kanë vdekur 34, ndërsa janë shëruar 1014 pacientë.
Gjithsej 1735 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në koronavirus mjekohen në repartet infektive në vend nga të cilët 726 në Shkup.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar në vend që nga fillimi i pandemisë është 142034, numri i pacientëve të shëruar është 117794, i të vdekurve është 4262. Numri i përgjithshëm i rasteve atkive në vend është 19978 prej të cilëve 9324 janë në Shkup.