Përfaqësuesit e akuzës në rastin “Thesari” pas shpalljes së aktvendimit për këtë rast nga gjykata kanë kërkuar që të akuzuarve Sasho Mijallkov dhe Nebojsha Stajkoviq t’u shqiptohet paraburgim deri sa aktvendimi të bëhet i plotfuqishëm.
“Duke pasur parasysh dënimin prej tetë vite dhe se Sasho Mijallkov është njeri jashtëzakonisht i fuqishëm, si dhe aktvendimit të pavlefshëm në rastin ‘Target- Fortesa’ propozojmë të caktohet masa e paraburgimit për këtë lëndë. Arsyet janë se ekziston mundësia për arratisje”, ka thënë prokurori Trajçe Pelivanov i cili njëherësh ka propozuar që masa paraburgim për rastin “Target- Fortesa” të shlyhet.
Mbrojtja e të akuzuarve, pas propozimit të prokurorëve publik ka theksuar se janë të bindur se kjo lëndë në Gjykatën e Apelit do të merr aktvendim lirues. Avokati Lupço Shfërgovski ka thënë se nuk ekziston rreziku nga arratisja dhe se kjo kërkesë është e pabazë.