Gjykata Penale – Shkup i caktoi paraburgimin Sasho Mijalkovit, i akuzuar për rastin “Thesari”, deri në vendim të marrë të formës së prerë. Ky vendim vijoi pas propozimit të prokurorit publik, Trajçe Pelivanov, i cili theksoi se ekziston rrezik nga arratisja. Nebojsha Stajkoviqit, I caktoi masë të arrestit shtëpiak.
Përfaqësuesit e aktakuzës për rastin “Thesari”, pas shpalljes së aktgjykimit ditën e sotme, kërkuan që të akuzuarve Sasho Mijalkov dhe Nebojsha Stajkoviq t’u caktohet masë e paraburgimit dhe vendim I forms së prerë të aktvendimit.
“Duke pasur parasysh dënimin prej tetë vjetësh dhe se Sasho Mijalkov është një njeri jashtëzakonisht i fuqishëm, si dhe aktgjykimin e pavlefshëm në rastin”Fortesa-Target”, propozojmë të përcaktohet masë e paraburgimit për këtë rast. Arsyet janë se ekziston mundësia e arratisjes”, tha prokurori Trajçe Pelivanov, i cili gjithashtu propozoi që të hiqej masa e paraburgimit për rastin “Fortesa-Target”.
Mbrojtja e të pandehurve, me propozimin e prokurorëve publik, theksoi se ata janë të bindur që ky rast në Gjykatën e Apelit do të marrë një aktgjykim të pafajshëm. Avokati Lupço Shvërgovski theksoi se nuk ka rrezik për arratisje dhe se një kërkesë e tillë është e pabazuar.
Ish-drejtori i DSk-së Sasho Mijalkov, i akuzuari i parë në rastin “Thesari” për abuzim të pozitës zyrtare dhe autoritetit sot u dënua me një dënim të vetëm prej tetë vjetësh.
Ish-kreu i Drejtorisë së Pestë të MPB-së, Goran Grujevski, i cili është i paarritshëm për autoritetet e zbatimit të ligjit, u dënua me 15 vjet burg. Ish ndihmës ministri i MPB-së Nebojsha Stajkoviç u dënua nga gjykata me pesë vjet burg.
Ish shefi i kabinetit të Mijalkovit, Toni Jakimovski, i cili akuzohet për ndihmë dhe mbështetje, është dënuar me dënim të vetëm në kohëzgjatje prej pesë viteve burg.
Kundër aktakuzës lejohet ankesë në afat prej 15 ditëve deri tek Gjykata më e lartë e Apelit.
Lënda i referohet keqpërdorimit të mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizimin e pajisjeve të komunikimit elektronik për nevojat e Drejtorisë së pestë pranë DSK-së dhe trajnimin për përdorimin e tyre nga një kompani nga Britania e Madhe.