Situata është serioze dhe për momentin kemi një rritje të lehtë të presionit ndaj qendrat kovid, gjegjësisht gjatë ditës së djeshme ka pasur një numër më të madh të shtrimeve të reja në spital, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Situata në spitale menaxhohet çdo ditë në përputhje me nevojat, plotësimin dhe hapjen e vendeve të reja për hospitalizim. Në takimin e mëngjesit me drejtorët e klinikave, kemi shkëmbyer informacione në lidhje me gjendjen, informoi Filipçe.
Masat, theksoi ministri Filipçe në njoftim, japin rezultate, por nevojitet respektimi maksimal i tyre, për të kapërcyer këtë valë epidemiologjike.