Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se me kërkesë të tij dje është takuar me ambasadorin kinez në vend, Xhang Xuo.
“Në takim biseduam për dërgesën e vaksinave nga prodhuesi “Sinofarm”, gjegjësisht të përshpejtohet procesi për dërgesën e 200.000 vaksinave të cilat sipas paralajmërimeve të ambasadës në vendin tonë duhet të vijnë deri në fund të këtij muaji”, publikoi Filipçe.