Vazhdojmë me mbështetjen për Maqedoninë e Veriut në detektimin, parandalimin dhe likuidimin e organizatave të cilat merren me tregtimin me drogë, deklaruan mbrëmë për MIA-n nga Shërbimi amerikan për luftë kundër drogës (DEA).
DEA konfirmoi se nëpunësit e agjencisë janë përfshirë në hetimin e MPB-së dhe Prokurorisë Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit rreth konfiskimit të 200 kilogramëve marihuanë të premten nga ana e policisë. Vlera e tregut të substancës narkotike të konfiskuar në tregun e zi ëdhtë gati një milion dollarë.
Nga DEA nuk dëshironin të komentojnë për rrjedhën e hetimin dhe personat e dyshuar të përfshirë në organizimin e prodhimtarisë së paautorizuar dhe lëshimit në qarkullim të drogave narkotike.
Aksioni policor ishte kryer të premten pasdite kur në rrugën Prile-Rosoman ekipet policore e kapën makinën “Audi A8”, në të cilin ishin një funksionar i lartë policor nga Prilepi, dhe një person tjetër. Menjëherë pastaj është ndalur automjeti udhëtues “Daçija daster”, në të cilin ishin edhe dy persona tjerë, ndërsa pas tyre edhe automjeti “furgon”, në të cilin ishte marihuana e paketuar në 40 kuti të kartonit në të cilat kishte 400 paketime të polietilenit.
DEA është shërbim në suaza të Ministrisë amerikane të Drejtësisë.