Pesë vite nga fillimi i një prej lëvizjeve më të rëndësishme qytetare për demokracinë dhe drejtësinë, përfitimi më i rëndësishëm nga “Revolucioni Laraman” është shpërthimi i qartë dhe i zëshëm i qytetarëve se askush nuk mund t’ua merr lirinë dhe të robërojë shoqërinë dhe shtetin dhe se ata dijnë të qëndrojnë në mbrojtje të këtyre vlerave dhe t’i kundërshtohen regjimint brutal, ka shkruar sot kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk.
Ai shtoi se protestat e vazhdueshme, të përditshme dhe jo të dhunshme me simbolin e ngjyrave e kanë shprehur shoqërinë e bashkuar qytetare me flamuj me ngjyra të ndryshme, të cilat janë valvitur në kolonat e gjata.
“Kjo lëvizje ishte laramane në thelbin e saj, pasi bashkoi qytetarë me bindje të ndryshme ideologjike, nga parti të ndryshme politike, të spektrit më të gjerë të organizatave qytetare nga tërë vendi, nga bashkësitë e ndryshme etnike dhe pjesëtarë të ndryshëm të tjerë”, ka shkruar Zaev në Fejsbuk.
Ai shtoi se pastrimi është finalja e reformave të thella dhe thelbësore në jurisprudencë, ndërsa modelin për këtë proces e kanë përgatitur dhe e zbatojnë përfaqësues të Këshillit gjyqësor, të Këshillit të prokurorëve publikë dhe më këtë ia dhanë kredibilitetin e nevojshëm procesit dhe i cili zbatohet jashtë ndikimit të politikës.
“Kemi arritur këtu pas betejës së vështirë me kundërshtarët e drejtësisë. Disa prej tyre mbetën në mbrojtje të krimit – e shohim atë edhe sot. Për këtë shkak ishin kundër Ligjit për prokurori publike. Si rezultat të këtij ligji, lëndët për korrupsion më të lartë dhe krim të organizuar janë të gjalla dhe ato marrin dhe do të marrin epilogje gjyqësore. Funksionarë të lartë, ministra, tanimë po vuajnë dënime me burg për vepra të rënda penale. Nga ana e Këshillit gjyqësor janë ngritur 80-të lëndë, ndërsa nëntë gjykatës janë shkarrkuar. Qytetarët e bashkuar në Revolucionin Laraman kërkonin institucione të çliruara dhe institucione të hapura dhe sot askush nuk mund të mohojë se ky angazhim nuk u realizua”, shkruan kryeministri mes tjerash në Fejsbuk.