Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup, me kërkesë të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, ia vazhdoi për edhe 30 ditë masën e paraburgimit Jordan Kamçevit, i dyshuar për rastin “Parcelat në Vodno”.
“Këshilli penal pranë Gjykatës themelore penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit për vazhdimin e masës së paraburgimit për J.K., ka miratuar vendim, me të cilën ende ekzistojnë rrethanat e nenit 165 paragrafi 1 pika 1 nga LPP dhe e pranoi propozimin e prokurorisë, me çka e vazhdoi masën e paraburgimit për 30 ditë. Kundër këtij vendimi, palët kanë të drejtë për ankesë përmes kësaj gjykate deri te Gjykata e Apelit – Shkup”, kumtuan nga Gjykata themelore penale Shkup.
Mbrojtja e Jordan Kamçevit, megjithatë, paraprakisht paralajmëroi se Këshilli gjyqësori RMV-së do të parashtrojë ankesë për punë të pandërgjegjshme dhe joprofesionale të gjykatësit në procedurë paraprake.