Me urdhër të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, sot po kryhet bastisje në lokalet e kompanisë “Inovka Group” dhe në shtëpinë e pronarit të kompanisë, konfirmuan për MIA-n nga Prokuroria.
Prokuroria Themelore Publike për Prokurorinë e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kumtoi më 18 mars se kishte hapur lëndën në lidhje me furnizimin e softuerit për “përcaktimin e shpejtësisë mesatare të automjeteve në komunikacion dhe shqiptimin e gjobave”.
“Pas shkrimeve disa ditore në media në lidhje me furnizimin e softuerit nga ana e Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë, prokuroria hapi procedurë para hetimore, gjatë së cilës prokurori në fjalë lëshoi disa urdhra për të mbledhur dokumentacionin e nevojshëm. Urdhrat do të ndiqen nga hetuesit nga qendra hetimore në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit”, informoi Prokuroria.