Në Zonat Zhvillimore Industriale Teknologjike në tre muajt e parë të vitit kemi lëvizje pozitive, trend pozitiv dhe me masat tona e aktivitetet plotësuese do ta nxisim këtë trend të vazhdojë edhe më tutje dhe të na ndihmojë në krijimin e masave plotësuese për mbështetje për zhvillim në këtë segment të rëndësishëm të ekonomisë nacionale. Kompanitë kanë rezultate ekonomike pozitive, numër stabil të të punësuarve dhe rritje të pagave prej dy për qind, si dhe pagesë të rritur në buxhetin shtetëror, tregon analiza e parë vjetore për vitin 2020 e ZZHIT, porositi sot drejtori i Drejtorisë për ZZHIT, Jovan Despotovski.
“Aktiviteti i eksportit në zonat në janar të vitit 2021 në krahasim me janarin e vitit 2020 është rritur për rreth 34 për qind, ndërsa për shkurtin e këtij viti është rritur për 17 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, ndërsa trendi i rritjes së aktivitetit ekonomik të kompanive dhe rritjes së eksportit vazhdon edhe në mars, vlerësoi Despotovski në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri në të cilën i ka prezantuar lëvizjet ekonomike në zona për vitin 2020.
Siç theksoi Despotovski, numri i vendeve të punës në zona është stabil dhe në vitin 2020 tre kompani e kanë mbajtur numrin njëjtë të të punësuarve, 18 kanë regjistruar numër të rritur, ndërsa nëntë e kanë zvogëluar numrin e të punësuarve. Numri mesatar i të punësuarve në zona në periudhën janar-dhjetor të vitit 2020 dukshëm është më i vogël në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019, por nëse krahasohen shifrat numri i plotë i të punësuarve në dhjetor të vitit 2020 është më i madh për 0,65 për qind se sa në dhjetor të vitit 2019.
“Me aktivitetin tonë të rritur do të bëjmë përpjekje të realizojmë edhe 7.500 vende të reja pune për disa vjet te investitorët e përhershëm pa i marrë parasysh investitorët e rinj me të cilët bisedojmë”, tha Despotovski.
Ai potencoi se ka trend të rritjes së bruto dhe neto pagës mesatare në zona në tre vitet e fundit dhe në krahasim me vitin 2018, siç tha bruto paga në zona është rritur për 12,7 për qind, ndërsa neto paga për 5,5 për qind. Në vitin 2019 rritja e bruto pagës është 5,4 për qind, ndërsa neto paga në vitin 2020 në kushte të pandemisë dhe gjatë numrit stabil të të punësuarve është rritur për 1,8 për qind. Despotovski theksoi se qëllimi i tij është rritja e pagave të vazhdojë dhe të jetë më intensiv.
Në tre vitet e fundit, shtoi ai, bruto paga mesatare në zona është më e lartë në krahasim me mesataren në industrinë përpunuese, por është më e vogël nga mesatarja në nivel të gjithë ekonomisë. Sipas tij, qëllimi është paga mesatare në zona të jetë mbi pagën mesatare në shtet.
Në zona 48 për qind e kompanive, tha drejtori i ZZHIT, regjistrojnë rritje në të ardhura në vitin 2020, gjithsej 52 për qind rënie, ndërsa si vëllim i tërësishëm i të ardhurave rënia është 9,4 për qind.
Në krahasim me vitin 2019, siç theksoi ai, në vitin 2020 ka zvogëlim të shkallës së fitimit.
Pagesat totale në buxhet, theksoi ai, minimalisht janë zvogëluar në krahasim me vitin 2019 dhe mbërrijnë nivel prej gati 40 milion euro. Nëse krahasohet me atë që shteti e jep si mbështetje për kompanitë në zonat si ndihmë shtetërore në segmentin e lirimit nga tatimet dhe ajo që paguhet si para ka rritje në krahasim me vitin 2019 dhe arrin rreth 21 milion euro. Në vitin 2018 pagesat në Buxhet nga zonat ishin më të mëdha për 56 për qind, në vitin 2019 për 112 për qind, ndërsa në vitin 2020 për 90 për qind në krahasim me pagesat e buxhetit.
Si neto efekt në Buxhetin shtetëror për vitin 2020 kanë mbetur 30 milion euro si dallim nga ajo që janë të ardhurat nga kompanitë në zona dhe ajo që është realisht e paguar si mbështetje shtetërore, që është gati për katër milion euro dallim në krahasim me vitin 2019. Në periudhën në vijim do të përpiqemi përmes sjelljes së investitorëve me vlerë më të madhe të shtuar ta rrisim këtë efekt pozitiv mbi Buxhetin”, potencon Despotovski.