Nuk i komentojmë hetimet që janë në vazhdim e sipër. Ambasada amerikane punon ngushtë me Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe me ministritë e tjera qeveritare dhe institucionet në Maqedoninë e Veriut, për të arritur qëllimet e përbashkëta për zbatimin e ligjit dhe sundimin e drejtësisë, duke përfshirë zbatimin rajonal të ligjit dhe bashkëpunimin kundër terrorizmit, kumtoi Ambasada e SHBA-së.
Duke iu përgjigjur në pyetjet e “360 gradë” për rastin “Dvojnik” për lëshimin e paligjshëm të pasaportave me identitet të vjedhur, Ambasada amerikane në vend shtoi se në bashkëpunim të ngushtë me MPB-në dhe të Drejtësisë, sigurojnë ndihmë teknike, forenzikë, trajnim dhe pajisje për të përmirësuar kapacitetin e zbatimit të ligjit dhe institucioneve gjyqësore.
“Këto aktivitete kontribuojnë në sigurinë kombëtare dhe rajonale duke forcuar sigurinë e kufirit, transparencën dhe aftësinë për të hetuar dhe ndjekur penalisht korrupsionin, terrorizmin dhe krimin e organizuar”, theksuan nga Ambasada.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski informoi se “Dvojnik” është një aksion ndërkombëtar, mbi të cilin policia jonë punoi me mbështetje të Zyrës rajonale për siguri dhe hetimeve pranë Ambasadës së SHBA-së në vend, si dhe Sekretariati të përgjithshëm të Interpolit në Lion dhe Interpol në Shkup.