Në kushtet kur në vend vijon procesi i imunizimit të të moshuarve dhe punonjësve në Armatë dhe sistemin arsimor, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) konfirmoi dje se ekziston një lidhje në mes vaksinës “AstraZenekës” dhe mpiksjes së gjakut, por theksoi se kjo pasojë është shumë e rrallë dhe përfitimet e vaksinës ende tejkalojnë rreziqet.
Siç është njoftuar nga korrespondentja e MIA-s nga Brukseli, Komiteti për Farmakovigjilencën e EMA-së arriti në përfundimin se mpiksje e pazakontë gjaku u gjet pas vaksinimit me “AstraZeneka”, por që mënyra se si ndodh ky reagim nuk është e qartë.
Agjencia do t’i informojë të gjithë punonjësit shëndetësorë se si t’i detektojnë shenjtat e mpiksjes së gjakut tek pacientët, ndërsa paralajmërimet në udhëzimin e “AstraZenekas” do të aktualizohen dhe do ta përmbajnë mpiksjen e gjakut si pasojë e mundshme nga kjo vaksinë.
“Pas studimit të thelluar komiteti për farmakovigjilencë i EMA-s konstatoi se mpiksja e pazakontë e gjakut gjatë vaksinimit me AstraZeneka duhet të përfshihet si efekt i mundshëm anësor”, deklaroi Imer Kuk, kryetare e Agjencisë Evropiane të Barërave.
Tani për tani mënyra në të cilën ndodh ky reagim nuk është nuk është e qartë, një nga shkaqet e mundshme është se ndodhë reagim imunologjik i ngjashëm me atë që ndodhë tek pacientët e trajtuar me heparinë.
Rreziku nga tromboza nga AstraZeneka mund të ndodhë dy javë pas vaksinimit, ndërsa shenja të mundshme janë frymëmarrja e shkurtër, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje në qafë, kokëdhembje dhe shikim i mjegulluar ose jo i qartë, midis tjerash.
Doktoreshë Sabine Shtraus nga EMA bëri thirrje personat e vaksinuar t’i informojnë shpejtë dhe në mënyrë të detajuar punonjësit shëndetësorë për efektet e mundshme anësore që të ndihmohet në analizën e mëtejmë të kësaj dhe vaksinave të tjera.
“Personat të cilët mendojnë se janë duke përjetuar efekt anësor duhet në mënyrë sa më të detajuar t’i paraqesin ato”, tha Shtraus.
Në këtë moment shkalla e paraqitjes së efekteve anësore është një në 100 mijë në Gjermani, ndërsa në Mbretërinë e Bashkuar është rreth një në 600 mijë, që është shpjegim i mundshëm për atë se pse më pak raste të trombozës janë paraqitur në këtë vend.
Pas kësaj konference për shtyp EMA do të bisedojë me autoritetet shëndetësore në të gjitha vendet e BE-së për strategjitë e vaksinimit, por çdo anëtare vetë mund të vendosë se si më tej do të vaksinohet me dozat e kësaj kompanie dhe nëse vlerëson se duhet të kufizohet vaksinimi i disa grupeve të caktuara të popullatës.
Agjencia evropiane për ilaçe (EMA) javën e ardhshme do të fillojë me hulumtime nëse prodhimi i vaksinës ruse Sputnik V kundër Kovid-19 është në pajtim me udhëzimet klinike dhe shkencore globale, informoi sot “Fajnenshëll tajms”.
EMA e zbaton analizën në kohë kur njerëzit, të cilët janë të njoftuar me procesin e miratimit të vaksinave, për “Fajnenshëll tajms” deklaruan se hulumtimet e Sputnik V nuk janë zbatuar në pajtim me standardet etike.
Kirill Dmitriev, udhëheqës i Fondit rus për investime të drejtpërdrejta (RDIF), për gazetën deklaroi se “nuk është kryer presion (ndaj pjesëmarrësve) dhe se hulumtimet e Sputnik V janë zbatuar “në pajtim me praktikën klinike”.
Rusia kumtoi se pjesëtarët e ushtrisë dhe zyrtarë shtetërorë kanë marrë pjesë në testimin e vaksinës, që e ka përpunuar laboratoria shtetërore dhe e ka financuar RDIF.
Tashmë disa ditë po zgjatë vaksinimi në terren I personave të moshuar, të vendosur në spitalin për Geriatri dhe mjekësi paliative “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov” dhe shtëpitë për vendosje të personave të moshuar në Shkup dhe në Manastir. Në të dy shtëpitë “Sju Rajder” tashmë ka përfunduar vaksinimi. Janë vaksinuar dhjetë nga 60 të vendosur në shtëpinë për persona të moshuar në Manastir, 22 nga 60 persona të moshuar të vendosur në Shkup dhe 22 nga gjithsej 50 të vendosur në qendrën për akomodim të personave të moshuar “Nëna Terezë”.
Këtë dje e deklaroi ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe pas vizitës në spitalin për Mjekësi geriatrike dhe paliative “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov”. Theksoi se një numër I madh I punonjësve shëndetësorë duhet ta mbrojnë së pari veten, e më pas t’I mbrojnë personat e moshuar të vendosur aty.
“I presim listat nga qendrat e tjera për vendosje të personave të moshuar nga qytetet e tjera, nga Kumanova, Prilepi dhe Berova dhe në pajtim me dinamikën atje do të vazhdojë vaksinimi I shfrytëzuesve të vendosur. Ndërkohë pjesa tjetër e sistemit funksionon mire dhe sot vazhdon vaksinimi në të gjitha pikat e vendit. Në sallën ‘Boris Trajkovski’ po vaksinohen disa nga pjesëtarët e Armatës dhe mësimdhënësit nga klasa e parë deri në të tretën”, shtoi Filipçe.
Duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve theksoi se I presin informatat nga disa prodhues nga më shumë mekanizma, sipas paralajmërimeve dhe pjesën tjetër të vaksinave “Astra Zeneka” përmes mekanizmit Kovaks, më tutje vaksinat Fajzer që priten këtë muaj dhe vaksinat kineze.
“Kështu që deri në fund të muajit këto sisteme që tani funksionojnë kryesisht të dy në pjesën e vaksinimit të personave të moshuar edhe në pjesën e infrastrukturës kritike në sallën ‘Boris Trajkovski’ do të marrin sasi shtesë të vaksinave”, tha Filipçe dhe sqaroi se Brenda ditës me vaksinat Sputnik në sallën “Boris Trajkovski” po vaksinohen nga 2500 qytetarë.
Të gjithë qytetarët, të cilët e morën vaksinën “AstraZeneka” në Serbi, do të mund të rivaksinohen në vend, pas mbërritjes së sasisë plotësuese nga kjo vaksinë përmes mekanizmit Kovaks, që sipas paralajmërimeve pritet të mbërrijnë deri në fund të këtij muaji, por megjithatë në lidhje me vaksinimin e qytetarëve më të rinj do të pritet qëndrimi final i Agjencisë Evropiane për Ilaçe.
Këtë dje e deklaroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe pas vizitës në Institutin e Gerontologjisë “13 Nëntori” në Gjorçe Petrov, duke përmendur se qëndrim zyrtar për “AstraZeneka” ende nuk ka, ndërsa pasdite në orën 16:00 pritet konferencë shtypi e EMA-s.
“Edhe dje gjatë orëve të pasdites por edhe sot në mëngjes biseduam me përfaqësuesit e Ministrisë serbe të Shëndetësisë dhe i presim të gjithë të dhënat. Qëllimi është të evidentohen njerëzit të cilët janë vaksinuar dhe nëse duan të rivaksinohen në vendin tonë atë do të mund ta bëjnë kur të mbërrijë sasi plotësuese e vaksinës “AstraZeneka” përmes mekanizmit Kovaks dhe sipas paralajmërimeve duhet të bëhet deri në fund të muajit. Por, në pjesën e vaksinimit dhe rivaksinimit për njerëzit më të rinj të cilët e morën vaksinën në Serbi qëndrim zyrtar ende nuk ka. Edhe për sot është caktuar për në orët e pasdites mbledhje e EMA-s, ashtu që do t’i presim qëndrimet e tyre”, deklaroi dje Filipçe.