Shëndet të mirë, fat dhe entuziazëm që bashkarisht ta avancojmë gjendjen e bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka shkruar presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, duke ua uruar 8 Prillin – Ditën ndërkombëtare të romëve, pjesëtarëve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski në urimin shpreh respekt ndaj kontributit të tyre në pasurimin e shoqërisë multietnike dhe multikulturore në vend.
“Ua uroj 50 vjetorin nga Kongresi i parë i romëve në vitin 1971 në Londër, kur aktivistë nga Evropa e kanë konfirmuar flamurin, himnin, gjuhën, kulturën dhe identitein rom të më shumë se 12 milionë romëve në Evropë. Pesëdhjetë vite pas Kongresit të parë rom, kemi obligim të gjeneratës që të ndërtojmë shoqëri, ku do t’i vlerësojmë dallimet, do ta respektojmë dinjitetin dhe do të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë të të gjithë qytetarëve në marrjen e vendimeve për çështje të rëndësishme thelbësore për shtetin tonë”, qëndron në urimin e shefit të shtetit.
Këtë vit Ditën ndërkombëtare të romëve, thotë ai, e shënojmë në kushte të pandemisë globale me Kovid-19, e cila pikërisht gjatë kësaj periudhe, me ashpërsinë më të madhe deri tani, i rrezikon jetët e të gjithë qytetarëve në vend.