Shumë mire po shkon procesi I vaksinimit në sallën “Boris Trajkovski”. Sot po vaksinohen një pjesë e punonjësve shëndetësorë dhe mësimdhënëseve nga klasa e parë deri në të tretën. Sot në mëngjes patëm konsultim me anëtarët e grupit të punës për imunizim, me disa drejtorë të klinikave lidhur me vendet në spitale dhe me disa çështje të tjera aktuale, deklaroi sot ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Lidhur me vendet për hospitalizim, tha se plotësisht numër të mjaftueshëm të shtretërve ka në Shkup dhe në mbarë vendin dhe tashmë prej dje nuk ndjehet ai presion siç ishte deri në ditën e djeshme përkatësisht të pardjeshme.
“Shpresoj se nuk do të ketë kurfarë befasie. Do të thotë tashmë ka shtretër të lire në Klinikat interne, ku deri më tani ishte presioni më I madh. Akoma ka numër të madh të të hospitalizuarve dhe për fat të keq ende ka edhe numër të madh të pacientëve të cilët janë në formë të rëndë klinike të sëmundjes për të cilët po ndërmerren të gjitha masat edhe në intensive edhe në formë tjetër të mjekimit spitalor”, tha Filipçe.