Kryeministri Zoran Zaev sot në profilin e tij në Fejsbuk u bëri thirrje qytetarëve për respektim të masave për mbrojtje, të cilat, siç thekson janë të nevojshme dhe kërkoi angazhim maksimal të institucioneve me qëllim të zbatimit të tyre.
“Virusi në këtë valë është shumë më i rrezikshëm dhe shumë më shpejtë përparon. Për këtë është me rëndësi që të kufizohet numri i kontakteve të cilat i bëjmë me personat tjerë. Ky është moment kur nevojitet mobilizim i plotë i qytetarëve dhe shoqërisë në mbrojtjen e shëndetit publik i cili është obligim i secilit prej nesh. Bëj thirrje për përgjegjësi maksimale nga të gjithë. Rrini në shtëpi në periudhën e ardhshme! Mos dilni nëse nuk është e nevojshme dhe assesi mos u gruponi!, shkroi kryeministri Zaev në Fejsbuk.