Në Ditën Botërore të Autizmit, ju bëj thirrje të mbështetemi njëri-tjetrin dhe të tregojmë solidaritet me personat me autizëm, ka shkruar kryeministri Zoran Zaevi në profilin e tij në Fejsbuk.
Zaevi potencoi se Dita Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin është dita kur i afirmojmë dhe festojmë inkluzivitet të personave me autizëm.
“Edhe sivjet Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizëm, e shënojmë gjatë krizës shëndetësore e cila personat me autizëm i bën veçanërisht të prekshëm në kërcënime dhe pasoja nga virusi korona. Kjo është dita dhe kur zëshëm flasin për respektim të të drejtave universale të njeriut, përfshirë edhe të drejtat e personave me nevoja të veçanta të cilat mbesin përgjegjësi e jona dhe në këtë periudhë në të cilën për shkak të mbrojtjes nga Kovid-19 e përshtatëm përditshmërinë tonë në mënyra jotradicionale të punës dhe mësimit dhe të cilët duhet të jenë njësoj të arritshëm për të gjithë njerëzit, me kujdes të veçantë për personat me autizëm. Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, ju bëj thirrje të mbështetemi me njëri-tjetrin dhe të tregojmë solidaritet me personat me autizëm. WorldAutismAwarenessDay #AutismAcceptanceMonth, ka shkruar kryeministri Zaev në publikimin në Fejsbuk.