Presidenti Stevo Pendarovski ka sjellë vendim për angazhimin e Armatës e cila bashkë me policinë kufitare do të kryejë sigurimin e kufirit jugor dhe verior.
Nga Kabineti i Pendarovskit njoftojnë se vendimi është sjellë në bazë të Vendimit të Qeverisë për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Maqedonisë së Veriut për shkak të rrezikut të lartë dhe të shtuar për hyrje dhe transitim të emigrantëve nëpër territorin e vendit dhe për shkak të mbrojtjes së shëndetit publik nga migrimi ilegal në kushte të pandemisë së Kovid-19 si dhe propozimin e Qeverisë për pjesëmarrje të një pjese të pjesëtarëve të Armatës në ballafaqimin me gjendjen e krizës.
Sipas Vendimit të Qeverisë, gjendja e krizës do të zgjasë më së shumti 30 ditë, duke filluar nga 1 prilli i vitit 2021.
Qeveria në vendimin njëherësh i rekomandon Shtabit kryesor pranë Qendrës për menaxhim me kriza menjëherë të fillojë me përgatitjen e planit të veprimit për parandalim dhe ballafaqim me situatën në zonën e kufirit jugor dhe verior të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe kontroll të plotë për resurse të disponueshme njerëzore, materiale e teknike dhe plan për veprim të koordinuar, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, Ministria për Shëndetësi, Qendra për menaxhim me kriza dhe Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim me të gjitha institucionet e prekura shtetërore t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e disponueshme dhe resurset që mund të vihen në funksion të ballafaqimit me gjendjen e krizës.