Ministria për Punë dhe Politikë Sociale informon se konform Ligjit për festa të RMV-së, 8 Prilli i vitit 2021 (e enjte), Dita ndërkombëtare e romëve është ditë jo pune për qytetarët e bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Njëherësh, MPPS qytetarëve të bashkësisë rome në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uron Ditën ndërkombëtare të romëve.