Janë duke u finalizuar përgatitjet në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, ku do të kryhet vaksinimi masiv. Janë përgatitur gjithsej 48 pozicione për vaksinim të njëkohshëm dhe kapacitet për të vaksinuar rreth 5.000 qytetarë në ditë, publikoi në profilin e tij në Fesjbuk, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Sipas planit, siç thekson, do të punohet në dy ndërrime nga ora 08:00 deri në 20:00. Vaksinimi që filloi dje në pikat e vaksinimit në të gjithë vendin po zhvillohet shkëlqyeshëm”, ka shkruar Filipçe.