Duke parë gjendjen e krijuar lidhur me regjistrimin 2021 deri në përfundimin e procedurës në Kuvend, Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS) informon se nuk do të fillojë aktivitetet regjistruese në terren.
“Me faktin se është paraparë Regjistrimi të zgjasë 21 ditë, ose deri më 21 prill, Enti Shtetëror për Statistikë konsideron se ka kohë të mjaftueshme që të gjitha aktivitetet e parapara regjistruese të përfundojnë në kohë. Në periudhën derisa pritet zgjidhje në Kuvendin e RMV-së, Enti edhe njëherë do të bëjë verifikim të gjitha aktiviteteve organizative- teknike në terren që të jetë edhe më shumë e sigurt se gjithçka është gati për fillim eventual me regjistrimin në terren”, theksohet në kumtesën e ESH-së.
Nga Enti Shtetëror për Statistikë theksojnë se për të gjitha aktivitetet që do të vijojnë opinioni do të informohet në kohë.