Në mëngjesin e sotëm pata koordinim të rregullt me drejtorët e klinikave në të cilin biseduam për gjendjen e pacientëve të shtruar në spital me Kovid-19, kapacitetet spitalore, terapitë…Sistemi shëndetësor çdo ditë po menaxhohet, sigurohen shtretër të lirë spitalor, kuadri mjekësor plotësisht është mobilizuar, por gjendja në spitale është shumë serioze, publikoi në profilin në Fejsbuk ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe.
Për këtë, thekson ministri me rëndësi të madhe është qytetarët t’i respektojnë masat, që të na ndihmojnë që sistemi shëndetësor të mbetet i qëndrueshëm, në betejën me pandeminë kovid.