Ne e mohojmë fuqimisht, se nuk ekziston asnjë lloj vaksinimi i ministrave. Ne i bëjmë thirrje deputetit dhe portaleve që e përhapin këtë dezinformim të rëndë të heqin dorë nga manipulimet me popullatën në këto momente të gjendjes së vështirë shëndetësore në vend, publikoi në profilin zyrtar në Tuiter zëdhënësi i Qeverisë.
“Ky është një lajm i rremë”, publikoi në Tuiter zëdhënësi i Qeverisë, duke shpërndarë fotografi nga publikimi i Antonio Miloshovskit në Fjesbuk se Ministrat Carovska, Grubi dhe Mariçiq pa radhë kanë marrë VIP vaksinim.
Miloshoski, duke iu referuar mediave në Shqipëri në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se tre ministrat janë vaksinuar pa radhë, ndërsa disa prej portaleve paraprakisht duke iu referuar “Njuz 1” nga Shqipëria, publikuan se një pjesë e ministrave nga Maqedonia tashmë janë vaksinuar.