Në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup dje arritën 24.000 vaksina nga “AstraZeneka” nga Kovaks mekanizimi, përmes së cilit deri në fund të prillit janë paralajmëruar edhe 76.000 vaksina të tjera nga i njëjti prodhues, si dhe dërgesa e dytë e vaksinës ruse “Sputnik V”. Vaksinimi me vaksinat e mbërritura dje të “AstraZeneka” të prodhuara në Korenë e Jugut, duhet të fillojë të mërkurën në pikat e vaksinimit në qendrat shëndetësore, ndërsa dozat e “Sputnik V” janë të destinuara për rivaksinimin e 3000 punëtorëve shëndetësorë.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë pranimit të vaksinave të “AstraZeneka” në aeroportin e Shkupit informoi se me ato të parët do të vaksinohen 20.000 persona mbi 75 vjet me sëmundje kronike dhe sipas vendbanimeve vaksinat do të bëhet shpërndarja e vaksinave në pikat e vaksinimit në qendrat shëndetësore, ku vaksinimi kryhet sipas kalendarit të rregullt nga personeli me përvojë.
Filipçe i falënderoi përfaqësuesit ndërkombëtarë për ndihmën për transportin dhe pranimin e vaksinave, duke shfaqur shpresë për vazhdimësi të shpërndarjes së vaksinave përmes mekanizmit Kovaks.
Ai theksoi se tani sistemi shëndetësor është plotësisht i përkushtuar për zbatimin e shpejtë dhe efektiv të imunizimit dhe se ka paralajmërime për ardhjen e vaksinave të tjera gjatë këtij muaji. Përveç 76.000 dozave shtesë përmes sistemit Kovaks, në prill duhet të mbërrijnë edhe vaksina nga Kina, me çka do të fillojë imunizimi masiv në sallën “Boris Trajkovski”.
Oda e Mjekëve dje kërkoi që pacientët me sëmundje reumatike autoimune dhe inflamatore të kenë avantazh për vaksinim në krahasim të popullatës së përgjithshme. Shoqata e Reumatologjisë e Maqedonisë ka përgatitur udhëzues për vaksinim anti-kovid që përmban informacione të sakta se kur duhet të bëhet vaksina dhe nëse është e nevojshme të modulohet terapia për këta pacientë, e cila është e vendosur edhe në ueb faqen e Odës së Mjekëve.
Kori diplomatik në vend, i cili ishte i pranishëm në mbërritjen e 24.000 dozave të para të vaksinave përmes mekanizmit Kovaks në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, tha se qëllimi i tyre është që vaksina të arrijë tek të gjithë njerëzit, sepse, siç u theksua, askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.
Ambasadorja amerikane Kejt Bërnz tha se të gjitha vendet duhet të kenë qasje vaksinat kundër Kovid-19 në mënyrë që t’i japin fund pandemisë, ndërsa ambasadorja gjermane Anke Hollshtajn theksoi se të gjithë do të jenë të sigurt, vetëm pasi të gjithë të kenë qasje në vaksina.
Mbërritjen e vaksinave e mirëpriti edhe Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheji, i cili tha se BE është midis atyre që kontribuojnë më shumë për mekanizmin Kovaks.
“BE është në solidaritet me partnerët e saj për të siguruar që vaksinat të arrijnë te të gjithë. Do të dalim nga pandemia së bashku,” ka shkruar Varheji në profilin e tij në Tuiter.
Me rastin e mbërritjes së vaksinava u deklarua edhe VMRO-DPMNE, e cila vlerësoi se ato janë vetëm një “pikë në oqean” dhe se përkundër faktit se “nuk ka vaksina, nuk ka ilaçe, ndërsa qytetarët luten kur të arrijnë për terapi”.
Sipas VMRO-DPMNE-së, vendi është në fund të listave sipas përqindjes së popullsisë së vaksinuar, ndërsa lart në listën e vdekjeve nga korona për milion banorë. “Prandaj, fakti që sot ka dërgesë vaksinash nuk do të thotë asgjë,” tha VMRO-DPMNE në një kumtesë të partisë.
Kryetari i Komisionit Shëndetësor të VMRO-DPMNE-së, Igor Nikollov, e akuzoi qeverinë se nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje të drejtpërdrejta dhe të sigurojë vaksina.
Akuzave të tilla LSDM iu pëergjigj që VMRO-DPMNE nuk mund të pajtohet me faktin se mekanizmi Kovaks po funksionon, se vaksinimi i qytetarëve mbi 75 vjeç do të fillojë të mërkurën, se janë vaksinuar punëtorët shëndetësorë që punojnë me pacientë kovid dhe se së shpejti do të fillojë vaksinimi masiv.
Të dhënat nga Instituti i Shëndetit Publik nga dita e djeshme tregojnë se gjatë të shtunës dhe të dielës janë kryer 2.763 teste, me çrast janë regjistruar 708 raste të reja të KOVID-19, si dhe 11 pacientë të shëruar dhe 33 vdekje, nga të cilat pothuajse 85 për qind ishin mbi 60 vjeç, ndërsa me i riu ishte 39 vjeç.
Nga 708 raste të reja nga Shkupi janë 341, Prilep 59, Kumanovë 41, Veles 37, Gostivar, Manastir dhe Ohër nga 26, Kavadar 23, Tetovë 8, Shtip 17, Koçan 16, Negotinë dhe Dibër nga 11, Gjevgjeli 10 , Strumicë 9, Strugë 7, Sveti Nikollë, Resnjë dhe Vinicë nga 5, Makedonska Kamenica 3, Kërçovë, Bogdanci, Demir Kapi dhe Dojran nga 2 dhe nga 1 në Radovish, Dellçevë, Berovë dhe Vallandovë.
Janë regjistruar vetëm 11 pacientë të shëruar, që nuk është numri i plotë i njerëzve të shëruar në 24 orët e fundit për shkak të azhurnimeve të softuerit, kështu që numri i përgjithshëm i personave të shëruar nga 24 orët e kaluara do të jepet në statistikat e sotme.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 126.938, numri i pacientëve të shëruar është 104,356, numri i viktimave është 3,675, derisa numri i rasteve aktive është 18,907.
Sipas të dhënave të djeshme të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i pacientëve pozitivë dhe të dyshuar ndaj Kovid-19 që trajtohen në repartet infektive në kryeqytet dhe në spitalet në të gjithë vendin është 1.545 dhe ka rreth 238 shtretër të zbrazët në qendrat kovide. Në repartet infektive në Shkup janë hospitalizuar 657 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19, ndërsa në repartet në qytetet tjera të vendin mjekohen 887 pacientë.
Në Serbi dje ka vazhduar vaksinimi i maqedonasve dhe shtetasve të huaj me vaksinat e “AstraZenekës”. Për dallim nga Panairi i Beogradit ku ka qenë zbrazët, në Nish për shkak të numrit të madh të maqedonasve të paftuar është krijuar tollovi e madhe.
Siç njoftoi korrespodenti i MIA-s në Beograd, në Panairin beogradas për dallim prej të shtunës kur janë vaksinuar 5.299 shtetas të huaj, ku thuajse gjysma kanë qenë maqedonas sot ka qenë bosh, ndërsa numri i maqedonasve të cilët deri në pasdite janë vaksinuar ka qenë mbi 100.
Për dallim nga Beogradi, në Nish në sallën Çair për vaksinim kanë arrit rreth 2.000 shtetas maqedonas. Për shkak të numrit të madh të personave tl paregjistruar për vaksinim, u krijuan tollovi të mëdha dhe vaksnimi u ndërpre për ata të cilët nuk kishin ftesa dhe termin të caktuar.
Siç ka njoftuar Oda ekonomike e Serbisë, të punësuar në më shumë se 1.500 kompani nga Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova gjatë kohës së fundjavës kanë marrë vaksina kundër Kovid-19 në Beograd dhe Nish.
Ministria e Shëndetësisë dje paralajmëroi se të gjithë qytetarët që e kanë pranuar tanimë dozën e parë të vaksinës “AstraZeneka” dhe ata që ditët në vijim do të vaksinohen, duhet të dinë se pas pranimit të dozës së parë të vaksinës, nevojitet që deri në tre javë të krijohet imunitet.
“Kjo nënkupton se të gjithë të cilët kanë pranuar këtyre ditëve vaksinë duhet të jenë të kujdesshëm javët në vijim dhe të vazhdojnë të respektojnë masat për mbrojtje personale, si mbajtja e maskës, distancë fizike dhe mbajtjen e higjienës personale”, theksohet në kumtesë.
inistri gjerman pa portofol Helger Braun paralajmëron për rrezikun e “super llojit” që mund të jetë rezistent ndaj vaksinave të Kovid-19.
“Fatkeqësisht, të gjitha drojet u bënë të vërteta. Vala e tretë ka potencial të jetë më e keqe se e para sepse është shkaktuar nga një mutacion më ngjitës. Javët e ardhshme do të jenë vendimtare nëse së shpejti do të jemi në gjendje ta vendosim pandeminë nën kontroll. Nëse tani, paralelisht me vaksinimin, numri i infeksioneve po rritet, atëherë ekziston rrezik në rritje që mutacioni tjetër të jetë imun ndaj vaksinës”, shpjegoi ai.
Ministri gjerman thotë se relaksimi i hershëm i masave rrezikon shanset për një stinë të verës normale, duke theksuar se pret që situata të përmirësohet në maj, me përparimet e vaksinimit dhe motin më të ngrohtë.