Evidenca e vetëregjistrimit tregon numër prej 171 620 qytetarëve të RMV-së të cilët jetojnë jashtë vendit dhe të cilët janë vetëregjistruar në aplikacionin elektronik prej fillimit të këtij procesi prej 1 marsit deri më sot, informojnë nga Enti shtetëror për statistika.
Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 11.101 persona.
“Interesante janë numrat sipas vendeve: A e keni ditur se në Xhibuti ka tre shtetas të Maqedonisë së Veriut që janë vetëregjistruar, në Tuvallu dhe në Svalbard dhe Jan Majen nga katër, në Ishujt Verior të Marianës 11, etj. Me të vërtetë jemi çdokund dhe atë duhet ta dëshmojmë”, thuhet në kumtesën e ESHS-së.
Procesi I vetëregjistrimit filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, ndërsa përmes aplikacionit regjistrohen shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët qëndrojnë jashtë vendit, për shkak të punës apo për shkaqe të tjera, deri dhe më gjatë se 12 muaj.