Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini, ambasadori i Suedisë, Kristin Forsgren Bengston dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Narine Sahikjan do ta vizitojnë Universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, ku do të promovohet pajisja e re në kuadër të projektit të dizajnuar për zgjidhjen e ndotjes së ajrit në Shkup.
Projekti është financuar nga Agjencia suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe i zbatuar nga programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qytetit të Shkupit.