Kërkesat bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut për çështjet e identitetit nuk kanë kurrfarë lidhje me kriteret për anëtarësimin në BE, thotë eurodeputetja nga radhët e Grupit të deputetëve të të Gjelbërve, Tineke Shtrik për “BE Observer”.
“Ne me të vërtetë nuk shohim destruktivitet nga ana e Maqedonisë së Veriut, por më shumë shohim një lloj procesi ndotës nga ana e autoriteteve bullgare”, thotë Shtrik.
Sipas saj, bllokada bullgare e Maqedonisë së Veriut paraqet një rrezik për prishjen e kredibilitetit të BE-së si në vend ashtu edhe në rajon.
“Ata duhet ta kenë atë perspektivë dhe ne duhet të dorëzojmë”, konkludon Shtrik.
“BE Observer” përkujton se vendi ka shpenzuar dekada në zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë, pas çka në vitin 2018 dy shtetet e nënshkruan Marrëveshjen e Prespës me çka u hap rruga për fillimin e negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE.
“Perspektivat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim janë nxitur në fillim të vitit të kaluar me vendim të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE-së. Por Bullgaria në nëntor vendosi veto për fillimin e negociatave, duke shkaktuar një krizë të re për të cilën kritikët vlerësojnë se paraqet një lojë në duart e nacionalistëve”, shton “BE Observer”.
Edicioni transmeton edhe një deklaratë të përfaqësuesit të lartë qeveritar në Shkup, i cili thotë se kontesti me Bullgarinë është më i ndërlikuar sesa ai për emrin me Greqinë.
“Me Bullgarinë duket më pak konkret, por është më i komplikuar – vetëm sepse është më pak konkret”, deklalroi përfaqësuesi qeveritar i Maqedonisë së Veriut, i cili kërkoi anonimitet.
Sipas tij, nëse nuk ka avancim në procesin aderues të Maqedonisë së Veriut, kjo mund të ndikojë negativisht edhe ndaj vendeve të tjera të rajonit, si Serbia dhe Bosnje e Hercegovina, të cilat mund të heqin dorë nga zgjidhja e problemeve të tyre.
“Ajo që po ndodh duket si një histori e pafund. Çfarëdo që të bëjmë nuk është asnjëherë e mjaftueshme”, shtoi ai në deklaratë për “BE Observer”.
Edicioni potencoi se Parlamenti Evropian sot duhet të deklarohet për Raportin për avancimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt Bashkimin Evropian, duke përkujtuar se disa eurodeputetë të së majtës kanë parashtruar një amendament në tekst në të cilin kërkohet që autoritetet bullgare të ndalojnë me “deklarata provokuese” ndaj vendit dhe në të njëjtën kohë përshëndetet “përgjigja e pjekur dhe e balancuar e Maqedonisë së Veriut” ndaj sulmeve nga ana e Bullgarisë.