Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të Veriut, sot është caktuar të mbahet seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, e cila do të mbahet çdo të enjte të fundit të muajit. Deri më tani asnjë seancë tjetër nuk është njoftuar në ueb faqen parlamentare, edhe pse publiku pret që deputetët të votojnë mbi ligjet anti-krizë. Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se sot para seancës për pyetjet e deputetëve ai do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi dhe liderin e BDI-së Ali Ahmeti për të diskutuar disa mundësi që janë në dispozicion për zhbllokimin e Kuvendit.
Shumica në pushtet në Kuvend për momentin ka 62 deputetë, ndërsa dy prej tyre janë pozitivë me Kovid-19. Për këtë shkak shumica nuk mund të sigurojë kuorum për punë dhe të votohet për ligje të caktuara, nëse opozita nuk merr pjesë në seancë. Në mënyrë shtesë, grupi I deputetëve të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës me mbi 32.000 amendamente bllokojnë 20 ligje, mes të cilave edhe vendimin për vazhdimin e gjendjes së krizës me rreth 400 amendamente, për shkak të mosmbështetjes për Ligjin e tyre për shtetësi.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi tani për tani mbetet në qëndrimin se deputetët duhet fillimisht ta votojnë rendin e ditës të seancës së 36-të dhe në këtë rast të konfirmohen pikat prioritare për votim, e jo, siç kërkon VMRO-DPMNE, të mbahet seancë e veçantë në të cilën do të votoheshin vendimi për vazhdimin e gjendjes së krizës në kufirin jugor dhe verior dhe tre ligjet lidhur me masat antikrizë për Kovid-19. Nga Kabineti i Xhaferit për MIA-n thonë se në konferencën për shtyp të hënën kryetari i shtëpisë ligjdhënëse ka elaboruar pse duhet të jetë kështu duke u thirrur në nenet e Rregullores për punë të Kuvendit dhe se në çështje shtesë lidhur me këtë temë do të përgjigjet në brifingun e nesërm të rregullt me gazetarët.
Përveç brifingut me gazetarët në Kuvend sot duhet të mbahet edhe seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve.
Në deklaratë për media, megjithatë, kryeministri dhe lider I LSDM-së Zoran Zaevi tha se sot do të takohet me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferin, si dhe me liderin e BDI-së Ali Ahmetin, me qëllim, siç tha, të shqyrtohen mundësi të caktuara që i kemi në dispozicion që ta zhbllokojmë Kuvendin.
Shfaqi shpresë se bllokimi i Kuvendit është me karakter kohor për shkak deputetëve pozitivë me Kovid-19, pas kthimit të të cilëve do të vihet në funksion Kuvendi për një numër të madh të pikave të rendit të ditës dhe ligjeve më të rëndësishme.
“Njëri ndër ligjet e rëndësishme për fat të keq janë bllokuar. Hidhërimin që e mbajmë të gjithë e mbaj edhe unë. Të bllokohen ligjet që nënkupton jetë për ndihmë për pasojat e pandemisë është në të vërtetë e paarsyeshme dhe besoj se do të ketë arsyeshmëri. Të enjten janë pyetjet e deputetëve në Kuvend. Do të kem takim me kryetarin e Kuvendit, me siguri edhe me kryetarin e BDI-së të shqyrtojmë mundësi të caktuara që i kemi në dispozicion që ta zhbllokojmë Kuvendin”, tha Zaevi.
Me qëllim të zhbllokimit të Parlamentit, Zaevi theksoi se të gjitha opsionet janë në dispozicion, nga takimet e koordinatorëve të grupeve të deputetëve dhe deri te takimi i liderëve dhe gjendjes së jashtëzakonshme, siç theksoi, “që të çlirohen institucionet të marrin vendime që janë me rëndësi jetësore për popullin tonë”.
“Nesër do të kem konsultim, nëse në Kuvend, nëse në Klubin e Deputetëve, duam të gjejmë zgjidhje. Opozita tregoi arsye për bllokim. Për opozitën shqiptare ky është Ligji për shtetësi. Të gjithë jemi për një Ligj për shtetësi, edhe opozita maqedonase edhe partia maqedonase në pushtet edhe partitë shqiptare në pushte, të gjithë jemi. Duhet ta gjejmë mënyrën sipas standardeve, parimeve dhe mekanizmave evropiane. T’i gjejmë dëshmitë si t’ju japim shtetësi atyre qytetarëve tanë”, tha Zaevi.
Paraprakisht, lideri I VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski kërkoi nesër para se të fillojë seanca kuvendore për pyetje të deputetëve të caktohet seancë me rend dite me katër ligjet që janë me interes për qytetarët, ekonomia dhe lidhur me gjendjen e krizës, duke potencuar se “ edhe pse mbështetja nga Qeveria është e vogël dhe e pamjaftueshme për firmat dhe qytetarët, megjithatë e njëjta do të mbështetet nga deputetët e VMRO-DPMNE-së”.
“Pikërisht 21 ditë më parë, Zoran Zaev kërkoi votëbesimin e Qeverisë së tij, por nuk kërkoi në të njëjtën seancë të votohen ligjet për të ndihmuar ekonominë dhe qytetarët, të cilat janë të pamjaftueshme, por gjithsesi më të mira se asgjë. Ato ligje kanë qenë në procedurë parlamentare që nga shkurti, por nuk janë vënë në rendin e ditës për një kohë të gjatë sepse Qeveria nuk kishte para në Buxhet, e cila është pasojë e punës së kotë dhe jo-shtëpiake dhe përparësive të përziera. Dhe arsyeja e dytë është se ata tani duan të fajësojnë VMRO-DPMNE-në për dobësinë e tyre. Kjo vjen nga ata që ishin më të rëndësishëm për t’u mburrur se kanë mbështetjen e 62 deputetëve, gjë që nuk e kanë për momentin dhe për të mbuluar faktin se ata i shpenzuan paratë në Buxhet, kështu që u desh të huazonin më tej”, shkroi Mickoski në Fejsbuk.