Në debatin për raportet mbi vendet e Ballkanit Perëndimor, eurodeputetja Tanja Fajon vlerësoi se vetoja bullgare në negociatat me Maqedoninë e Veriut është e papërgjegjshme.
Ajo porositi se veprimi i njëanshëm nuk ka asgjë të përbashkët me kriteret për anëtarësimin në BE.
“Bullgaria duhet ta tërheqë veton e saj, sepse kriza e shkaktuar nga vetoja bullgare do të rrezikojë procesin e zgjerimit për vendet e tjera në rajon”, tha ajo.
Para saj, deputeti bullgar Andrej Kovaçev tha se në Maqedoninë e Veriut shkelet liria e shprehjes së maqedonasve me origjinë bullgare dhe se komuniteti bullgar ishte në shumicë para se Tito të vinte në pushtet. Ai e theksoi rastin e këngëtarit të zgjedhur për Eurovision si dëshmi se bullgarët në Maqedoninë e Veriut janë shënjestër e sulmeve të vazhdueshme.
Nga ana e tij, eurodeputeti Angell Xhambaski e krahasoi Maqedoninë e Veriut me Korenë e Veriut sepse bullgarët, siç tha ai nuk kanë guxuar të deklarohen si të tillë në regjistrimin e ardhshëm.