Në Parlamentin Evropian ka filluar debati për raportet e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor mes atyre edhe për Maqedoninë e Veriut me çka do të votohet për secilin prej tyre.
Siç kam njoftuar korrespondentja e MIA-s në Bruksel, për Maqedoninë e Veriut një nga pikat boshte është kontesti me Bullgarinë për të cilën pritet të deklarohen më shumë eurodeputetë në debatin e sotëm.
Disa grupe parlamentare kanë iniciuar Amendament të posaçëm për mbështetje të raportit konstruktiv të Maqedonisë së Veriut dhe kritika për deklaratat provokative të Sofjes, por tani për tani e paqartë është nëse ajo do të marrë mbështetje.
Raportuesi për Maqedoninë e Veriut dhe autor i raportit, eurodeputeti bullgar Ilhan Quçuk para fillimit të debatit ka porositur se është me rëndësi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të vazhdojnë me dialogun konstruktiv dhe të arrijnë kompromis për Planin e veprimit i cili rregullisht do të vlerësohet në bazë të Marrëveshjes për miqësi dhe në këtë mënyrë “do të mund të ristartohet procesi evropian për Maqedoninë e Veriut” dhe do të mundësohet BE-ja të thirr konferencën e parë ndërqeveritare.
“Anulime shtesë do të rrezikojnë objektivitetin e procesit të anëtarësimit, duhet te fokusohemi në pasqyrën më të madhe, nevojitet të ndërtojmë ura për bashkim në vend se mure që ndajnë”, ka thënë Quçuk.