“Oqeanet, klima jonë dhe moti” është motoja nën të cilën sivjet shënohet Dita botërore meteorologjike, 23 marsi”.
Në mesazhin e sekretarit të përgjithshëm të Organizatës botërore meteorologjike (OBM), Peter Talas me rastin e Ditës botërore meteorologjike, theksohet rëndësia e oqeaneve të sistemit global të klimës, ndryshimet e tij, si dhe shfaqja e kushteve ekstreme të motit. Prandaj edhe KB-ja e shpalli vitin 2021/2030 si Dekadë të oqeaneve.
“Sipas monitorimit global të klimatik, viti i kaluar ishte viti i tretë më i ngrohtë me radhë, megjithë zhvillimin e La Ninja në Paqësor, dhe dekada 2011-2020 është shumë më e ngrohta në histori. Si rezultat, janë regjistruar ndryshime të shumta: ngritja e përshpejtuar e nivelit të detit, thatësira të zgjatura dhe intensive, uragane të rritura, si dhe ciklone më të shpeshta dhe më të forta jashtë tropikale”, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (PHM) e cila iu bashkua shënimit të Ditës botërore meteorologjike.
OBM, si pasardhëse e Organizatës ndërkombëtare meteorologjike, u formua në vitin 1873. Misioni i tij kryesor është të mbështesë vendet në ofrimin e shërbimeve meteorologjike dhe hidrologjike në mënyrë që të mbrojë jetën dhe pasurinë e njeriut nga katastrofat natyrore që lidhen me motin, klimën dhe ujin, të ruajë mjedisin dhe të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm.
Që nga viti 1961, Dita botërore e meteorologjisë e shënon 23 marsin e vitit 1950, kur Konventa për Themelimin e Organizatës Botërore Meteorologjike hyri në fuqi dhe kontributi i rëndësishëm i dhënë nga shërbimet kombëtare meteorologjike dhe hidrologjike për ruajtjen e jetës dhe mirëqenies së shoqërisë . Çdo vit festimi i ditës i kushtohet një teme me shumë interes, dhe tema për këtë vit është “Oqeanet, klima jonë dhe moti”.
DPHM është themeluar në vitin 1947 dhe zbaton rekomandimet e OBM-së në aktivitetin e saj për sigurimin e monitorimit funksional të motit dhe klimës, njoftimin e hershëm të ngjarjeve të pafavorshme të motit dhe parashikimet e motit, si dhe zbatimin efikas të hulumtimit të klimës në të gjithë sektorët.