CIVILi do të mbajë uebinarë falas për gazetari qytetare dhe shkrim lexim mediatik, më 10 dhe 20 mars ( e premte dhe e shtunë) me fillim në ora 13. Uebinarët do të zgjasin deri ora 17:00. APLIKIMI PËR PJESËMARRJE do të jetë i hapur deri në ora 9 paradite, për uebinarin nesër ( 19 mars), ndërsa për uebinarin e të shtunës ( 20 mars) deri në ora 17.
Mundësi për pjesëmarrje kanë të gjithë pjesëmarrësit që dëshirojnë të fitojnë informata dhe shkathtësi të reja nga fusha e gazetarisë, shkrim leximit mediatik dhe mënyrat në të cilat mund të kyçen në punën e CIVILit.
Për pjesëmarrësit në uebinarët do të sigurohen Certifikate elektronike për pjesëmarrje, ndërsa do të fitojnë edhe mundësi të kyçen në projekte, nisma dhe aktivitetet e CIVILit, si dhe në organizata dhe nisma tjera të shoqërisë qytetare.
Baza të informimit gazetar, etikë, lajme të rreme, kërcënime hibride dhe monitorimi i zgjedhjeve dhe proceseve politike, janë pjesë e temave të uebinarit.
Në programë janë prezantime nga Xhabir Deralla, Sasho Ordanoski, Petrit Saraçini dhe Zoran Ivanov, si dhe anëtarë të ekipit prodhues dhe të projekteve të CIVILit. Paraqituni.