Me rastin e 18 Marsit – Ditës Botërore të reciklimit, kompania “Pakomak” informon se interesimi për reciklim në vendin tonë është në rritje të përhershme. Për reciklim të drejtë, mbeturinat duhet të selektohen para se të hudhen, të mësohet se çka është reciklimi, ndërsa pse jo dhe të gjendet kontenjeri përkatës për reciklim.
Me qëllim të përforcimit të infrastrukturës së mbeturinave për ruajtjen e qelqit, si një nga materialet më delikate recikluese “Pakomak” prej më parë filloi me implementimin e projektit “Menaxhim me ambalazhin e qelqit në Ballkanin Perëndimor”. Projekti njëkohësisht aktiv është edhe në Serbi dhe Bosnja e Hercegovinë, ndërsa në vendin tonë e zbatojnë Shoqata gjermane për bashkëpunim rajonal (GIZ), “Pakomak”, dhe Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut (BNJVL).
“Përveç asaj që personalisht na gëzon se gjithnjë e më shumë njerëz në hapësirat tona zgjedhin t’i reciklojnë mbeturinat, duhet të përfundojmë edhe se ky është një hap në drejtimin e vërtetë kur është në pyetje ngritja e vetëdijes kolektive. Si vazhdim i interesimit të rritur realizohen edhe shumë aktivitete në suaza të këtij projekti, mes të cilave vendosja e infrastrukturës adekuate të kontenjerëve për ruajtje të qelqit në disa komuna, zbatimi i fushatës për edukim të popullatës për vlerën e selektimit të qelqit, dhe e gjithë kjo me qëllim të rritjes së sasive të mbledhura të qelqit dhe motivim në të cilin shumë njerëz të përfshihen në këtë proces”, deklaroi Aleksandra Karaevska-Dimovska”, përfaqësuese e projektit nga GIZ.
Nga “Pakomak” përkujtojnë se secili nga kontenjerët e veçantë ka ngjyrë të ndryshme që më lehtë qytetarët ta identifikojnë llojin e mbeturinave i cili hudhet në të. Iglo-kontenjerët me ngjyrë të gjelbërt janë destinuar për mbeturina të qelqit, kontenjerët e verdhë në formë të drejtkëndëshit për plastikë dhe kanaqe, ndërsa në kontenjerët e kaltër hudhen letrat.