Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut Dejvid Gir nga Tetova porositi se dorëzimi i vaksinave nuk është në nivelin e dëshiruar, por konsideron se mekanizmi Kovaks do të profunksionojë në mënyrë adekuate. Ai arsyetoi se BE-ja dëshiron të sigurohen vaksinat nga vetë fillimi, por potencon se puna është ende më e rëndë për shkak të rritjes së përhershme të numrit të të infektuarve.
“Duke e marrë parasysh se edhe në korniza të BE-së vendet anëtare kanë vështirësi në lidhje me programet për distribuim të vaksinave, numrat e rasteve të reja rriten dhe kjo e bën punën ende më të rëndë. Të mos harrohet se BE-ja gjithashtu funksionon në bazë të sistemit të solidaritet dhe në këtë kontekst do të profunksionojë sistemi dhe mekanizmi Kovaks ashtu që Unioni do të vazhdojë ta japë mbështetjen e saj edhe në kontekst të vaksinave, megjithatë duhet të gjithë të jemi të vetëdijshëm se kjo me të vërtetë është proces shumë i gjatë. Vendi juaj gjithmonë të konsiderojë në mbështetjen e BE-së”, theksoi Gir.
Bashkimi Evropian ka bërë shumë në shenjë të mbështetjes së vendit gjatë pandemisë, theksoi Gir në pyetjen e gazetarëve rreth ndihmës së Maqedonisë së Veriut në luftën kundër koronavirusit.
“BE-ja nga vetë fillimi i pandemisë ka dhënë ndihmë të madhe financiare thelbësore. Gjatë gjithë kohës ka bërë përpjekje jo vetëm në vendin tuaj por edhe për të gjithë Ballkanin Perëndimor. Ka dhuruar miliona pjesë të pajisjeve mjekësore për autoritetet shëndetësore, në vendin tuaj dhe në të gjithë Ballkanin. Të mos harojmë se BE-ja ka siguruar ndihmë financiare prej 226 miliona euro për ekonominë e vendit tuaj me qëllim që të mundet ekonomia juaj të ballafaqohet me ndikimin e pandemisë së Kovid-19. Kjo është e rëndësishme në kushte të tilla kur virusi po përhapet jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. BE-ja e dha këtë ndihmë me qëllim që të mund të ruhen vendet e punës të njerëzve dhe të mund të mbijetojnë bizneset e ndryshme në vendin tuaj”, potencoi ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Dejvid Gir në konferencën për shtyp pas takimit me kryetaren e komunës së Tetovës Teuta Arifi.