Kryetarja e Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare, Agapi Dika, sot në Gjykatën penale Shkup dëshmoi për rolin e saj në Lidhjen ndërkombëtare dhe lidhjen e kontratave me persona juridikë.
Dëshmitarja Dika, në Gjykatën penale Shkup, tha se lidhshmëria me Lidhjen ndërkombëtare është përmes Bojan Jovanovskit, (I akuzuar I parë, kryetar I Lidhjes ndërkombëtare).
“Në takimin solemn që u mbajt në hapësirat e Muzeut të arteve bashkëkohore, për Lidhjen ndërkombëtare, ishin të pranishëm persona të shquar. Mori pjesë avokati I popullit, pati persona nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, të Punëve të Brendshme, ishte deputeti Stefan Bogoev. Bojani më tha se selia e Lidhjes ndërkombëtare, do të jetë në afërsi të Gjykatës penale Shkup. Në Kuvendin e dytë u lidhën kontrata me ‘Drim Billding’ dhe ‘Pelister’. Projektet ishin të shkëlqyeshme. Besova në ato projekte. Lidhja ndërkombëtare ishte këtu për menaxhim me këto projekte”, tha dëshmitarja Dika.
Ajo njëherit theksoi se për shumën e kontratave ka kuptuar më vonë, përkatësisht pas njëmkohe ka kërkuar të japë dorëheqje nga funksioni kryetar I Kuvendit të Lidhjes ndërkombëtare.
Në sallën e gjykatës është edhe biznesmeni Jordan Kamçev, I cili është marrë nga Burgu hetues në Shuto Orizarë ku po e vuan paraburgimin 30-ditor. Ai në séance e sotme duhet të japë dëshmi në cilësinë e dëshmitarit.
Të akuzuar në këtë rast janë Bojan Jovanovski, ish-deputetja nga radhët e LSDM-së, Frosina Remenski, Mile Jovanovski, (babai I të akuzuarit të parë) dhe Jasna Mandiq Ercegoviq.
Jovanovski është I akuzuar për “mashtrim dhe larje parash”. Remenski është e akuzuar për “ndihmesë në veprën mashtrim”, Mandiq për “ndihmesë në mashtrim dhe larje parash”, Mile Jovanovski ngarkohet për “ndihmesë në larje parash” dhe për “përpunim të paautorizuar, mbajtje, ndërmjetësim dhe tregtim me armë”. Si person juridik është e akuzuar edhe organizata joqeveritare “Lidhja ndërkombëtare”.
Gjykimi vazhdon pas pauzës.