Ndodhemi në kulmin e valës së tretë të pandemisë dhe kemi rritje të vazhdueshme të numrit të rasteve aktive, por tani për tani mbetet masa e tanishme që ora policore të fillojë prej orës 22:00, deklaroi sot në konferencë për shtyp ministri I Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Paralajmëroi se nëse nevojiten restriksione të tjera, ajo do të vendoset në takimin e ardhshëm të Komisionit për sëmundje ngjitëse në fillim të javës së ardhshme.
“Sot në mëngjes –pas koordinimit me anëtarët e Komisionit për sëmundje ngjitëse në bazë të të dhënave dhe analizave më të reja, ajo është përqindja e rasteve pozitive gjatë ditëve të kaluara, mesatarja në bazë të numrave dyjavorë, është konstatuar se ato qytete ku pati dukshëm rritje të incidencës si Vallandova, Krusheva, Kavadari dhe Prilepi, këtu ende ka numër të konsiderueshëm të pacientëve të cilët janë të hospitalizuar, ndërsa ka edhe rritje të incidencës në Shkup, e posaçërisht në Gostivar dhe në Veles. Konkludimi i sotëm është se nuk do të plotësohet dhe se rezultatet definitive I presim nga fundi I kësaj jave, për fundjavë, apo fillim të javës së ardhshme, deri atëherë jemi të përgatitur t’I menaxhojmë të gjitha aktivitetet e tjera lidhur me spitalet, kapacitetet…, dhe eventualisht restriksione shtesë, nëse duhet, pas takimit të Komisionit për s mundje ngjitëse, që do të mbahej në fillim të javës së ardhshme”, tha FIlipçe.
Informoi se për momentin ka 11.889 raste aktive dhe rritje prej mbi 5000 aktivë në muajin e fundit, prej 15 shkurtit deri më 15 mars.
Filipçe tha edhe se në ato qytete ku gjatë dy javëve të fundit pati rritje të incidencës, ajo tani është pakësuar, ndërkaq atje ku ishte qetë, tani vërehet rritje e incidencës.
Theksoi edhe se në Shkup ka rreth 110 vende të plotësuara spitalore dhe se të gjitha Kovid qendrat në shtet janë në funksion.