Më 5 mars, nëntë vende anëtare të BE-së, përmes një letre kërkuan nga ministri i Punëve të Jashtme të BE-së ta kthejë Ballkanin Perëndimor në agjendën e Unionit në prill pasi në dhjetor vitin e kaluar u bllokuan përfundimet për shkak të mosmarrëveshjes Shkup-Sofje, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Bruskeli.
Në dhjetor, për herë të parë në histori, BE e përfundoi vitin pa ndonjë përfundim në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për shkak të pamundësisë për të gjetur kompromis me Bullgarinë mbi fjalorin në lidhje me “interpretimin e historisë”.
Nga dhjetori deri më sot, Ballkani Perëndimor mungon plotësisht në diskutimet në Bruksel.
Nëntë shtete anëtare, Austria, Kroacia, Republika Çeke, Gjermania, Greqia, Irlanda, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, më 5 mars i dërguan letër, Zhozep Borellit, përfaqësuesit të lartë të BE-së për politikën e jashtme, me kërkesë në këshillin e ardhshëm ministror për punët e jashtëm të BE-së. në prill rajoni të kthehet në rendin e ditës së bisedimeve.
MIA sot mori përgjigje nga kabineti i Borellit në këtë letër.
Në reagimin thuhet se Borelli e ndan qëndrimin e këtyre nëntë vendeve anëtare.
“BE dhe Ballkani Perëndimor janë përparësi për Bashkimin Evropian, BE është partneri kryesor politik, ekonomik dhe tregtar i rajonit, e ardhmja e të cilit është qartë në BE. Përfaqësuesi i Lartë e ndan qëndrimin e shprehur në letrën e Ministrave për Punë të Jashtme për këtë çështje, qëndron në kumtesën e Borellit për MIA-n.
Prej atje shtojnë se Ministri i Punëve të Jashtme është i gatshëm për bisedime me vendet anëtare të BE-së në temën Ballkani Perëndimor.
Këshilli i prillit i Ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së është planifikuar për më 19 prill, i cili do të jetë pas zgjedhjeve në Bullgari, duke hapur mundësi të kthehet rajoni në fokusin e BE-së.