Eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji mëngjesin e sotëm në Forumin e Tiranës ka shprehur mbështetje të fuqishme për hapjen e negociatave me Shqipërinë, me ton mesatar është përqendruar edhe në Maqedoninë e Veriut, duke insistuar në zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel.
Varheji e ka lavdëruar edhe metodologjinë e re për negociata në të cilën u tejkalua vetoja e Francës për fillim të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Kjo metodologji e re veçmë theksohet në draft kornizën negociuese për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetet anëtare ende nuk kanë arrit marrëveshje rreth saj dhe bisedimet vazhdojnë në Këshill. I përkrahim këto përpjekje dhe shpresoj se konferencat e para ndërqeveritare do të mund të thirren sa më shpejtë të jetë e mundur nën kryesimin portugez”, ka thënë Varheji.
Pas kësaj eurokomisari ka porositur se të gjitha kushtet janë përmbushur për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe se vendi ka realizuar progres të madh në pjesën e drejtësisë, sundimit të së drejtës dhe legjislaturës zgjedhore.
Për Maqedoninë e Veriut, Varheji ka deklaruar: “Maqedonia e Veriut mbajti hap stabil në implementimin e reformave të BE-së, veçmas në pjesën e kushteve fondamentale. Me rëndësi është të gjendet zgjidhje e pranueshme e përbashkët për çështjet bilaterale mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sa më shpejtë