Nga Komisioni Evropian për MIA-n sqaruan pse Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që nuk mori një cipë nga ëmbëlsira e Fondit solidar për pandeminë, njofton korrespondenja e MIA-s nga Brukseli.
Nga shërbimi i zëdhënësit të Komisionit Evropian për MIA-n hollësisht i shpjeguan kushtet për aplikim për ndihmë nga Fondi solidar i BE-së.
Siç transmetuan edhe institucionet e Maqedonisë së Veriut, ndihma nga ky Fond u aktivizua vitin e kaluar për shkak të krizës shëndetësore nga Kovid-19, me kusht që barra e krizës ndaj buxhetit të jetë mbi 0.3 përqind nga të ardhurat bruto kombëtare.
Afati për aplikim ishte 24 qershori i vitit 2020, ndërsa Fondi ishte i hapur për vendet anëtare dhe katër vendet që kanë dritën jeshile për negociata me BE-në ose tani më janë duke negociuar me BE-në, gjegjësisht Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Shërbimet e Komisionit Evropian, thonëprej atje, me kujdes i shqyrtojnë kërkesat për të përcaktuar nëse ato i plotësojnë kërkesat, nëse shpenzimet e raportuara janë të besueshme, si dhe lidhjen e drejtpërdrejtë me krizën shëndetësore.
“Sa i përket Fondit solidar, Komisioni dhe Maqedonia e Veriut ishin në kontakt vitin e kaluar, por Maqedonia e Veriut e informoi Komisionin se në atë moment nuk kishte shpenzime të mjaftueshme për të raportuar për të arritur pragun e parashikuar nga rregulloret e Fondit solidar”, thonë zyrtarisht nga KE-ja.
Megjithatë prej atje theksojnë se nga fillimi I krizës I është dhënë ndihmë e konsiderueshme Maqedonisë së Veriut për luftën kundër Kovid-19.
“Komisioni ka dhënë 226 milion euro për t’i mbuluar pajisjet mjekësore, t’i mbështesë grupet në nevojë, bizneset dhe të papunët, si dhe asistencën makro-financiare,” theksojnë nga KE-ja.
Maqedonia e Veriut mund të konsiderojë edhe në pjesën e 70 milionë eurove të disponueshme për Ballkanin Perëndimor si nëntë miliardë nga Plani ekonomik dhe investues i Komisionit Evropian për rajonin.