Ka shtretër të lirë në çdo institucion shëndetësor publik. Pacientët transferohen sipas sistemit të rotacionit dhe koordinimit. Ka edhe plan nëse mbushen kapacitetet, ka deklaruar sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Beson se masat aktuale do të japin rezultat dhe se dhe se për dhjetë ditë do të ketë ndryshim të fotografisë epidemiologjike.
“Tani kemi takim me kryetarin e Komisionit për sëmundje ngjitëse lidhur me numrin dhe trendët që janë tani aktuale. Çdo ditë e ndjekim situatën ashtu që do të shohim lidhur me ndonjë nga masat eventuale shtesë”, ka deklarua Filipçe.
Në Shkup, siç ka njoftuar në funksion janë vënë klinikat interne, ndërsa ka plan nëse mbushen kapacitetet që janë në dispozicion. Në opsion është hapësira në Sistinën e vjetër, por tani për tani siç tha Filipçe, “nuk ka nevojë, pasi spitalet modulare janë kapacitet serioz prej 10.000 metra katrorë me 600 shtretër”.
“Ka plan dhe ai është i njëjti nga fillimi me atë që asnjëherë nuk kemi arrit deri te ai moment, ajo nënkupton të ndalojë puna e institucioneve publike shëndetësore, përveç për raste urgjente dhe malinje dhe të gjithë t’i përkushtohen trajtimit të pacientëve me kovid”, ka thënë ministri Filipçe.
Pret që masat restriktive të japin rezultat. Vektor serioz i transmetimit të virusit siç tha kanë qenë të rinjtë që kanë kontaktuar edhe pas mbylljes së objekteve hotelierike.
“Besoj se të rinjtë si një grup i qytetarëve që kanë qenë aktiv dhe shumë shpesh komunikojnë edhe pas mbylljes së objekteve hotelierike kanë qenë vektor serioz në transmetimin e virusit dhe për këtë shkak konsideroj se në 10 ditët e ardhshme do të ketë ndryshim të fotografisë. Tani numri është diçka nën një mijë, ndjekim nëse do të ketë rritje por besoj se këto masa do të japin rezultat”, ka thënë Filipçe.