Gjithmonë qëndrimi i Qeverisë ka qenë se para inkuadrimit në BE ne duhet ta hapim Kushtetutën. Një nga arsyet janë pikërisht edhe komunitetet më të vogla, të cilat janë të pranishme dhe jetojnë këtu dhe duhet të futen. Këtë e bëri Kroacia menjëherë para inkuadrimit. Kemi shumë vite para nesh, por vullneti i shprehur se kemi gatishmëri, jo vetëm për bullgarët, kroatët, egjiptianët, austriakët, maqedonasit mysliman (torbesh), rumunët dhe të tjerët të cilët i kemi në shtet nga bashkësitë e vogla etnike, si shoqëri e hapur, vend evropian, ta ndjekim shembullin e vendeve evropiane. Këtë sot e deklaroi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.
Kryeministri theksoi se qytetarët duhet ta dinë se çështja e regjistrimit është se “Cilës bashkësi etnike i takoni?”. Dhe ajo, siç tha është e thjeshtë, madje në verzionin elektronik qytetarët mund të zgjedhin se çka janë në listën koduese.
Zaev informon se prej më parë ka pasur koordinim me maqedonasit mysliman (torbesh) të cilët jetojnë në pjesë të ndryshme të shtetit dhe shtoi se ata do të munden lirshëm të shprehen.
“Nuk na nevojitet për momentin çfarëdo lloj plotësimi kushtetues për çdo qytetar, se si ndjehet etnikisht ashtu të shprehet në suaza të regjistrimit. Ajo është e lirë. Secili mundet pa mëdyshme, në mënyrë të përpiktë, qartë të tregojë se cilës përkatësi etnike i takon ose nëse i takon ndonjë grupi fetar të shprehet se i takon asaj bashkësie fetare ose e praktikon atë fe”, tha Zaev.
Kryeministri shtoi se këto janë çështje opsionale dhe qytetarët do të duhet vetëm të japin përgjigje direkte.