Qeveria do të vendosë sot në seancë për propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komisionit për Sëmundje Infektive për të vendosur orë policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit në territorin e të gjithë vendit. Komisioni vlerëson se një masë e tillë rigoroze do të ketë efekt dhe tani propozimi do të zgjasë dy javë, aq sa një cikël epidemiologjik. Analizat tregojnë se numri i të infektuarve po rritet dhe numri i të hospitalizuarve do të rritet.
Këtë e theksoi dje Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili në shpjegimin e propozimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive për të vendosur orë policore nga ora 22 deri në 5 të mëngjesit, në territorin e gjithë vendin tha se ishte e qartë se në dhjetë ditët e fundit numri i pacientëve po rritet.
“Incidenca më së shumti është rritur Shkup, Kavadar, Negotinë, Prilep dhe Ohër. Kjo pasqyrohet në një mënyrë që ka fluks të shtuar të pacientëve në spitale. Në Kavadar është mbushur plotësisht reparti infektiv dhe repartet shtesë dhe ka filluar të punojë edhe spitali modular. Njëjtë është edhe në Prilep, ndërsa ne shohim këtu në Shkup ka gjithnjë e më shumë raste që kërkojnë shtrim në spital dhe kjo është arsyeja pse spitali modular u kthye në funksion në Klinikën e Sëmundjeve Infektive dhe tani të gjitha klinikat e brendshme janë përsëri gati. Këtë e organizuam sot gjatë mëngjesit ashtu siç ishte në nëntor”, tha Filipçe.
Ndikimi në spitale në drejtim të fluksit të pacientëve të rinj, tha ministri, nuk është i njëjtë si ishte në fillim të nëntorit dhe kjo është një ndryshim i rëndësishëm pavarësisht nga rritja e incidencës.
Ai tha se përveç propozimit për të vendosur orë policore, për momentin nuk do të rekomandojnë masa të tjera, siç është shtyrja e regjistrimit.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp theksoi se nuk ka ndryshim midis asaj që ishte trend më parë për sa i përket së rëndësisë së sëmundjes kovid-19 dhe rreth asaj nëse popullata e re është më e prekur nga koronavirusi.
“Kemi të infektuar edhe në dekadën e katërt, por edhe më të vjetër. Nuk ka ndonjë ndryshim të rëndësishëm”, theksoi Filipçe.
Sipas tij, nuk mund të thuhet se diçka është shumë më ndryshe nga ajo që ishte disa muaj më parë për shkak të pranisë së virusit britanik në këtë valë.
I pyetur nga gazetarët nëse po mendojnë për orë policore, si vitin e kaluar gjatë Ramazanit, i cili fillon në prill, Filipçe theksoi se është akoma herët të thuhet diçka për këtë. Ai deklaroi se do t’i marrin parasysh edhe të gjitha ngjarjet e tjera të mëdha që janë një rrezik dhe ku mund të ketë tubime masive dhe më pas do të vendosin.
Tani për tani nuk planifikohen masa shtesë për përballjen me përhapjen e Kovid-19 sa i përket punës së objekteve hotelierike dhe grupimeve gjatë ditës në hapësira publike, në parqe dhe në kënde lojërash. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në një deklaratë për mediat tha se për punën e objekteve hotelierike ka protokolle të cilat duhet të zbatohen, si dhe kufizime për grupimet në hapësirat publike. Ai e transmetoi thirrjen e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për inspektorët që t’i intensifikojnë kontrollorët për respektimin e masave.
“Për momentin jo, ka mundësi që edhe kjo të ndodhë. Për objektet hotelierike ka protokolle dhe gjithçka që nevojitet është që të respektohen. Inspektoratet munden edhe Komisioni për Sëmundje Infektive bëri thirrje, janë të vetëdijshëm se janë në terren dhe nën presion, por sa mundet ajo punë të intensifikohet në kuptim të kontrollit dhe vlerësimit se a respektohen rekomandimet ose jo”, tha Filipçe.
Sipas tij, objektet hotelierike me protokolle, që janë të mjaftueshme, dhe në bazë të parimeve standarde që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
Për grupimet në kënde lojërash dhe hapësira publike, ministri i Shëndetësisë tha se gjithashtu nuk ka masa të reja, por potencoi se të gjitha inspektoratet tani kanë ingerenca të rritura dhe se me punë intensive të gjitha ato protokolle mund të kontrollohen.
Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse propozoi që nga e mërkura në vend të ketë orë policore prej orës 22 deri në orën 5 që të parandalohet përhapja e valës së re të Kovid-19. Përveç kësaj deri më tani masa të tjera, si fundjava karantinë dhe restrikcione të tjera nuk janë paraparë. Numrat e të infektuarve me Kovid-19 po rriten në Shkup, Kumanovë, Prilep.
Ekipi i cili i evaluaon udhëzimet për vaksinën ruse Sputnik V sot duhet të dalë me qëndrim definitiv, se cilët persona do të kenë përparësi për vaksinim me këtë vaksinë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot deklaroi se sipas gjitha gjasave ato do të jenë personat më të moshuar dhe se po mendohen për atë se ku të fillojë vaksinimi.
“Tani ka disa mendime edhe për atë se a të fillohet me shtëpitë e të moshuarve dhe me njerëzit të cilët janë strehuar aty ose me një pjesë të kuadrit, kështu që definitivisht sot do ta dimë”, deklaroi ministri.
Doza e dytë e vaksinave ruse do të vinin në vend më së voni për tre javë, por po bisedohet intensivisht për arritjen edhe të sasisë më të madhe të asaj që fillimisht është paraparë.
“Ai ishte obligimi i ndërmarrë nga ana e përfaqësuesve të kompanisë ruse, por njëkohësisht edhe sot, tashmë në mëngjesin e sotëm intensivisht biseduam me përfaqësues të Ambasadës ruse, të cilët po ndihmojnë që të arrijë edhe sasi më e madhe”, theksoi Filipçe.
Personat më të moshuar do të informohen përmes mjekëve amë për terminin dhe pikën e vaksinimit.
Ministri i Shëndetësisë theksoi se dje do të dihet se si do të shpërndahet vaksina Sputnik V në qytetet tjera.
Sa i përket vaksinimit, ministri i Shëndetësisë sqaroi se mjekët amë do të përdoren si urë përmes së cilës do të informohen qytetarët, ndërsa do të marrin edhe termin sipas asaj se sa vaksina janë në dispozicion.
“Për këtë qytetarët ende nuk kanë marrë fidbek dhe ata të cilët janë regjistruar vetë, dhe ata të dhënat e të cilëve kanë gjeneruar nga vetë sistemi nga ‘Termini im’, për shkak të asaj se tani bëhet ky orar. Domethënë, të gjithë do të informohen në mënyrë adekuate. Madje edhe atje ku mjekët amë nuk kanë aplikuar vetë sistemi mund t’i gjenerojë ato të dhëna. Ne i kemi ato të dhëna”, tha Filipçe.
Personat medicinalë të cilët deri më tani e kanë marrë vaksinën për koronavirus nga “Fajzer”, deri më tani nuk kanë pasur kundërindikacione. Filipçe tha se atë që mund ta thotë tani është se përveç temperaturës së rritur një natë pas vaksinimit, një ose dy punonjës shëndetësorë kanë pasur edhe reaksion lokal në vendin e vaksinimit në kuptim të skuqjes, dhimbje e lehtë dhe ënjtje e nyjeve limfatike në sqetull, kjo ishte shënuar në udhëzimin si efekt i mundshëm i padëshiruar, ndërsa efekte të tjera anësore të rëndësishme nuk ka.
Sipas informacionrvr më të fundit nga departamentet infektive në vend, 860 pacientë janë duke u trajtuar nga Kovid-19 dhe ka rreth 370 shtretër spitalë të zbrazët në kovid qendrat.
Aktualisht, 8.863 raste të Kovid-19 janë aktive në vend. Deri më tani, gjithsej 544.816 testeve të Kovid-19 janë kryer në vend. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 107.479, numri i pacientëve të shëruar është 95.410 dhe numri i vdekjeve është 3.206.