Situata në shkolla është stabile. Me prani aktive fizike në raportin e fundit, janë sëmurë diku 35 nxënës dhe 60 mësimdhënës që është shumë më pak se fundi i gjysmëvjetorit të parë, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve sa i përket asaj se a mendohet për masa të reja në shkolla duke pasur parasysh numrin e rritur të rasteve me Kovid-19.
“Të gjitha protokollet zbatohen. Nuk kemi përhapje interne të sëmundjes, kështu që është stabile”, tha Carovska.
Tani për tani, shtoi, nuk mendohet për masa të tjera në shkollat.