Kryeministri Zoran Zaev ka dërguar urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsin në të cilën thekson se lufta për të drejtat e grave dhe vajzave fillon me secilën prej nesh individualisht.
“Zgjedh të sfidoj kulturën e trajtimit që gratë kanë në shoqërinë tonë. I bashkohem thirrjes së Prokurorisë Publike për të pastruar menjëherë dhe tërësisht rastin ‘Dhoma Publike’ e cila paraqet vepër penale në të cilin një numër i madh i grave janë viktima të dhunës në bazë gjinore. Nuk kemi më minuta për të humbur. Viktimat duhet të mbrohen”, tha kryeministri në urim.
Ai gjithashtu u bëri thirrje institucioneve kompetente qeveritare që të shpejtojnë ndryshimet në legjislacion, ngacmimet seksuale përmes internetit të rregullohen posaçërisht dhe në Kodin Penal me masa për veprime urgjente të këtyre rasteve, në mënyrë që, siç thotë ai, “të pamundësohen ‘Dhoma Publike’ në të ardhmen.
“Sot zgjedh të shkaktoj ndryshim në mënyrën se si e kuptojmë barazinë gjinore. Është më shumë se përfaqësim i barabartë dhe se është i lidhur fort me të drejtat e grave dhe mënyrën se si ne i zbatojmë ato në jetën e përditshme. Kur thash që lufta për të drejtat e grave dhe vajzave fillon me secilën prej nesh, ju sfidoj të ndiqni shembullin tim. Në zyrën time, më shumë se 70 për qind e vendeve janë të zëna nga gra ose vajza. Në pozicionet drejtuese – shumica janë gra”, tha kryeministri në letrën e urimit.
Ai më tej shton se nga tetë ministritë në Qeveri të kryesuara nga anëtarët e LSDM-së, katër prej tyre drejtohen nga gra, të cilat, siç thekson ai, “lindën nga çifte të barabarta gjinore që u prezantuan për herë të parë si parim në zgjedhjet parlamentare“.
“Përforcimi politik dhe ekonomik është përgjigjja ndaj demokracive të përparuara, lloji i shoqërisë që aspirojmë të jemi. Të krijojmë kushte që gratë të jenë aty ku merren vendimet. Gëzuar 8 Marsin, për një shoqëri të barabartë gjinore!”, thekson kryeministri Zaev me rastin e 8 Marsit – Ditës Ndërkombëtare të Gruas.