Prokuroria Publike informon se po vepron në mënyrë aktive për të vendosur përgjegjësi penale në rastet që lidhen me grupet “Dhoma Publike” të formuara në rrjetin social “Telegram”.
Hetimi i rastit të njohur si “Dhoma Publike 1” është duke vazhduar dhe është në fazën e saj përfundimtare, ndërsa rasti i njohur për publikun si “Dhoma Publike 2” është në fazën para hetimore.
“Në rastin e njohur për publikun si “Dhoma Publike 1”, Prokuroria Themelore Publike Shkup më 05.02.2021 lëshoi një urdhër për kryerjen e hetimit ndaj dy personave për vepren penale – Prodhimi dhe shpërndarja e pornografisë së fëmijëve sipas nenit 193-a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Në periudhën prej 19.12.2019 deri më 28.01.2020, dy të dyshuarit, si themelues dhe moderator i grupit, ishin të detyruar të kujdeseshin për përmbajtjen tekstuale dhe audio-vizuale që ndahen nga anëtarët e grupit. Sidoqoftë, ata qëllimisht e lejuan grupin të vinte në dispozicion përmbajtje – material audio-vizual që tregon veprime të dukshme seksuale me fëmijë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore Publike.
Për të përcaktuar përgjegjësinë penale në grupin “Dhoma Publike 2”, sipas kompetencës së tyre, veprojnë disa zyra të prokurorisë publike në vend, me të cilat lëshohen urdhra për ekspertizë dhe kërkesa për sigurimin e të dhënave.
Nga Prokuroria Publike gjithashtu informon dhe mbështet propozimet për ndryshimin e Kodit Penal.